Nga floriri i Kërrabës te Banka e Shqipërisë. Ngjashmëri, por edhe ndryshime. Ja çfarë thotë ish-kryeministri...

Postuar në 06 Gusht, 2014 17:13

Thagma e fundit që ndodhi në Bankën e Shqipërisë duket se ka lënë mjaft qytetarë të vetëm në kërkesën për largimin e Ardian Fullanit, që është në çdo rast një pretendim minimal. Politika shqiptare ngjan të jetë bërë bllok për të mbrojtur Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe vendimi i sotshëm, ose qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës flet qartë në këtë drejtim. Ndërkohë që qeveria mezi lëshoi nga vetja një pseudoqëndrim sot, opozita e drejtuar nga PD-ja ka shpallur si qëndrim “rrugën e nisur të hetimeve” duke nënvizuar faktin se “ishte vetë Banka që denoncoi vjedhjen”. Një element që duhet mbajtur mirë parasysh është se as PS-ja dhe as LSI-ja nuk kanë përcjellë një qëndrim të tyrin, siç bëjnë zakonisht edhe për çështje fare të parëndësishme, ose edhe deri për statuse të rrjeteve sociale. Nga ana tjetër, në diskutimet në rrjetet sociale ka nisur të zërë vend krahasimi mes vjedhjes në BSH dhe vjedhjes së thesarit në Kërrabë. Kjo meqenëse në të dyja rastet vihet dorë në kasafortën e shtetit. Me interes është fakti se kjo pyetje konsumohet edhe në profilin e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, që së fundmi ka nisur të replikojë dhe të ndërveprojë me komentuesit e shumtë të statuseve të tij. Por të qëndrojmë te Kërraba e floririt. Për Berishën ka një ndryshim shumë të madh. Dhe ja se cili është ky: “...Per ata qe krahasojne kete vjedhje me ate te thesarit ne Krrabe me duhet te theksoje se ngjashmeria qendron se ne te dy rastet esht vjedhur ne kasaforten me te sigurt te shtetit.Por perseri dallimi esht shume i madhe Ne rastin e kasafortes se Krrabes thyerjen e te ciles isha une qe e denancove publikisht ne janar te vitit 2000. Guvernatori i atehershem i Bankes se shtetit Shkelqim Cani per te fshehur vjedhjen mashtroj shqiptaret dhe deklaroje se Banka e shtetit nuk ka patur florinje ne Krrabe,nderkohe qe ne raportin vjetor te Bankes se Shtetit ai kishte raportuar sasin e floririt te Bankes se Shtetit ne tunelin e Krrabes, ish kryeministri i asja kohe Ilir Meta fillimisht deklaroje se ne Krrabe ka qymyre por florinje nuk ka.Aso kohe Prokuroret e partise Rakipi dhe Sallaku hapen hetimin vetem 6 muaj pas denancimit te vjedhjes dhe arrestuan vetem denancuesin e ndershem( oficerin qe me njoftoje per vjedhjen e thesarit)dhe dy fshatare dhe asnjeri tjeter. ,Ndersa ne rastin aktual te pakten gjer tani qendrimi zyrtar i bankes dhe veprimi i prokurorise esht i kundert me qendrimet e mbajtura ne rastin e vjedhjes se thesarit te shtetit ne tunelin e Krrabes,esht ne perputhje me shtetin ligjor”.  Dhe stafeta e akuzave me siguri do të “pushojë”, përderisa edhe qeveria edhe opozita konensualisht po mbështesin hetimin kësaj radhe.

https://www.facebook.com/SaliBerisha

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Or Sali, ta paska zene edhe ty Fullani koken me dere? Po cfare thua or burre, hajdutlleku eshte hajdutllek, pergjegjesia eshte pergjegjesi, edhe ne Zimbabwe guvernatori i bankes do te kishte fluturuar, me doreheqje apo pa doreheqje. Ato qe thua ti jane e lagu, s&#39;e lagu. apo po mos ishte ky kosi per nder kjo si e q.ime po duket........Rrofte populli krenar dhe i menderosur shqiptar me ne krye Poziten dhe Opoziten bashke.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.