Shënim: Lehtësia e papërballueshme e prerjes së parave të reja nga Banka

Në çështjen e Bankës Qëndrore, mes të tjerash ka dalë edhe një detaj në dukje jo dhe aq parësor. Është thënë se kartmonedhat e vjetra, bankat e nivelit të dytë i çonin tek Qëndrorja dhe kjo ua zëvendësonte me të reja, jo “kokë për kokë”, por më shumë. Mbase shumë më shumë. Kuptohet se fitimet i bie që të ndaheshin sipas ndonjë marrëveshjeje. Edhe M.Baze thotë në editorialin e sotëm se ekzistojnë dyshime se si janë prerë lekët në Bankën e Shqipërisë. Thënë ndryshe, a ka shtuar Banka sasinë e prerjeve të reja të kartëmonedhave duke hedhur në qarkullim shuma që kanë shkaktuar inflacion të fshehtë, që ne ende nuk e dimë? Fakti që mazhoranca po pushon, ndërsa edhe opozita flet për rrezik destabiliteti financiar nëse largohet Fullani, (përveç dyshimeve të opinionit publik për mbulim aferash e manovrash financiare nga ana e guvernatorit), mos mban brenda ndonjë merak se mos del në dritë shtypja e pakontrolluar e copave të letrave që ne i quajmë lekë?
a.k
Comments
Cfare do qe te dali, nuk
Cfare do qe te dali, nuk cudit me njeri. Ata qe vrane ne 21 janar kane vjedhur aq shume me pare sa dhe ishin ne gjendje te vrisnin. Shkojne bashke, nuk ka cudi. Ka vetem urrejtje! Do t'i coja ne gijotine po te ishte per mua, aty mu poshte Skenderbeut.
Ca besoni budalliqe kot te
<p>Ca besoni budalliqe kot te Meros? Cilat prova, cfare burimesh ka Mero etj?</p><p>A e dini apo jo qe Shqiperia ka 2-3 vjet qe vuan nga inflacioni i ulet dhe ne media te gjithe ekspertet e ekonomise i kane bere thirrje BQ te rrise inflacionin? </p><p>Prandaj eshte icik gjynaf qe keto krizat ne Shqiperi i marrin ne dore sharlatanet e medias tone. Ka mjaftueshem ne kete skandal per te goditur ligjerisht njerezit e perfshire pa futur kot dyshime te paqena per ekonomine shqiptare. </p>
hamendesime, hamendesime...
<p>hamendesime, hamendesime...</p>
Add new comment