Këshilla e Dokles: "Mos u merrni me politikë, miq. Pas 50 vitesh do mbetet Kadareja, jo Berisha e Rama"

Postuar në 04 Gusht, 2014 09:19

Socialisti e politikani veteran Namik Dokle, i ka këshilluar miqtë e tij virtualë që të mos merren me politikë. Nisur nga komentet që njerëzit kanë bërë ditët e fundit, Dokle u thotë: “Ju kam lexuar me vëmendje, kërshëri dhe dashamirësi. Kam ndjerë kënaqësi dhe kam mësuar plot gjëra të reja. Por, a ma lejoni një këshillë? Mos u rrokatni shumë me politikë. Duke thënë këtë kam edhe një përfytyrim: Pas 50 a më shumë vjetësh, në ndonjë nga shkollat tona mësuesja do të pyesë nxënësit: ‘Më thoni, kush kanë qenë Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama?’ Klasa hesht, asnjëri nuk di të përgjigjet. Nga fundi ngrihet ai më i informuari dhe thotë: ‘Mësuese, mos kanë qenë disa politikanë që kanë jetuar në kohën e Kadaresë dhe të Agollit?’. Kush nga ne mban mend emrat e politikanëve të kohës së Naim Frashërit apo të Fishtës?!”, shprehet në këtë komunikim Dokle, raporton “GSH”.

a.k

Comments

Submitted by E (not verified) on

Sulltanet e ish Shqiperise do thone nxenesit per dy te paret, kurse per Ramen do thone se ka  patur qejf te behet basketbollist dhe politikan

Submitted by Astrit (not verified) on

E bukur keshille... kjo eshte menyra me e mire qe sundimtaret e sotem te Shqiperise tja hedhin dhe te vazhdojne sundimin e tyre te pashqetesuar nga nje popullate "qe nuk merret me politike"...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E kujt po i rruhet se cfare do te dine nxenesit pas 50 vjetesh, puna eshte kush ka me shume kos sot per te lyer edhe prapanicen, apo jo? Apo per te lare djemt e vet debila me shampanje ne festen e ditelindjes.....

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Po, pse, keshille politikani te pergjegjshem per Fjalen, eshte kjo?!

Nese ti vete ndjehesh i penduar, rrefehu pse, dhe me ne fund do beje dicka te mire. Gjer tani, duket se ke

qene nje Zero, pas atyre qe permend ti se do harrohen: Nano, Meta, Majko, Rama dhe pergjithnje pas

Gramoz Rucit, per te mos shtuar Ramiz Aline, perballe te cilit, gjoja kandidove per President te pare (fals)

te pluralizmit...Megjithate ke rast te rrefehesh...

Por brezit te ri, qe do zgjodhnin politiken, por jo berjen politikane si ti, nuk ke te drejte keshille te tille.

Kudo, edhe ne politike, edhe ne heshtje, edhe pa-bujë.secili ben ate ka mundesi. Mjaft te mos sherbej

per pune te liga, per te cilat njeriu pendohet nje dite.

Gjynah qe qenke penduar tani ne fund fare! Ke rrojtur kot fare...!

Dhe, mos shpreso se do lesh ndonje shenje si krijues, si autor librash: Ti nuk di te rrefesh.

As per te rrefyer s'di, s'mundesh, duhet kuraje e madhe ne leteresi, shume me shume se ne politike!

Diferenca mes profesioneve, varet nga morali, jo prej zgjedhjes se profesioneve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.