Rama i përgjigjet me ironi pyetjes thumbuese të "ABC NEWS"

Edi Rama vazhdon t’u përgjigjet me të njëjtën formë pyetjeve thumbuese të gazetarëve. Dikur në qendër të ironisë së Ramës ishte televizioni "Klan", ndërsa sot është "ABC NEWS".
Gazetari i këtij televizioni simotër të Tv Klan e pyeti kryeministrin se si arriti të bindë grupin e deputetëve rebelë që të votonin ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar dhe se a nuk do të ndikojë kjo gjë në krijimin e rebelimeve të tjera.
Përgjigjja e Ramës ishte kjo: “Kjo është abc-ja e ABC-së, por nuk është abc-ja e mënyrës se si funksionin grupi parlamentar i Partisë Socialiste, si funksionin qeveria dhe se si funksionojë unë. Nuk ka pasur asnjë negocim me askënd dhe të gjithë deputetët kanë bërë detyrën e tyre”, tha Rama.
Comments
Papapapa, cfare ironie
<p>Papapapa, cfare ironie therrese. Rama behet cdo dite e me i zoti ne ironi.</p>
Disa arnimeve i thone balloma
<p>Disa arnimeve i thone balloma e ky e quan abc dhe kujton se njerezit do harrojne se abc e qeverisjes tij e nisi me tritol dhe nuk e di se fundin pra ke zh-ja do ja thote populli si psh zhdep.</p>
Add new comment