Vendimi i qeverisë për depozitimin e numrave të aparateve celularë, PD-ja kërkon ndërhyrje edhe nga nga Avokati i Popullit

Partia Demokratike ka bërë sot një përpjekje të re për të frenuar zbatimin e vendimit të qeverisë shqiptare, i cilid detyron përdoruesit e celularëve që të japin numrin identifikues të aparatit të tyre tek operatorrët, të cilët nga ana e tyre detyrohen që të furnizojnë bazën e të dhënave që do të funksionojë pranë Ministrisë së Financave. Kështu deputetët Arben Ristani dhe Kastriot Islami kanë zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani nga i cili kanë kërkuar që të ndërhyjë. Ristani ka sqaruar arsyen e shqetësimit të opozitës, pasi në këtë moment kemi të bëjmë me një ndërhyrje në privatësinë e qytetarëve. Në mos edhe me një moment kundërligjor. “Çështja duhet zgjidhur, natyrisht që kemi edhe rrugë të tjera dhe ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por shpresojmë që instiucionet e pavarura të kryejnë detyrën dhe të reagojnë. Avokati tha se çështja është më e fokusuar tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me të cilin ne do të takohemi. Për ne është e rëndësishme që insitucionet të kryejnë detyrën dhe të denoncojmë këto veprime që kërcënojnë të drejtat e qytetarëve dhe po konsolidojnë këtë oligarki mafioze banditeske”, deklaroi Ristani.
s.z
Comments
Po pse mor Lulushkë tëndin
<p>Po pse mor Lulushkë tëndin nuk ta prekë njeri se je me pashaportë dipllomatike lum si ne</p>
Add new comment