Aurel Plasari konfirmon largimin nga detyra e drejtorit të BK-së. Zv.ministri Çuni: “Nuk flitet për shkarkim. Drejtori i ri, me konkurs”

Postuar në 30 Korrik, 2014 02:41

Aurel Plasari ka konfirmuar largimin “me mirëkuptim dypalësh” nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. “Panorama” bën me dije se Plasari ka bërë të njohur largimin gjatë një ceremonie të zhvilluar dje me rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje me ambasadën franceze. Ndërkohë zv.ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka deklaruar se “ne e duam ndryshimin”. “Ne do të donim që në vend të tij të vinim dikë tjetër”, ka thënë ai, i cili ka shtuar se “nuk mund të flitet për shkarkim”. Madje sipas Çunit, Plasari do të caktohet në një detyrë të re, kurse drejtori i ri do të zgjidhet me konkurs.

s.z   

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Kjo puna e konkurseve te &quot;rilindesve&quot; tane tashme po behet si barcalete.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ardian Vehbiu? Megjithese ai e mohon he per he......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.