Pas operacionit policor, census i ri për komunën e Lazaratit. Në 2011-ën ishte bërë shkel e shko

Postuar në 29 Korrik, 2014 02:11

Censusi i kryer në Lazarat në vitin 2011, nuk ka qenë i plotë, për shkak se ata që janë marrë me këtë proces nuk e kanë zhvilluar veprimtarinë, për shkak të pengesave që kanë hasur në këtë fshat. Madje mosregjistrimi i popullsisë ishte edhe një problem shqetësues gjatë operacionit policor, pasi në shumë raste, efektivët që bënin kontrolle në banesa nuk e dinin se kujt i përkiste droga e sekuestruar dhe nëse ishin gjallë apo jo. Situata tashmë ka ndryshuar dhe Ministria e Brendshme ka bërë gati projektin e një censusi të ri për në fshatin e shumëpërfolur, pas operacionit të suksesshëm të forcave blu për asgjësimin e lëndës narkotike, njofton GSH.

 

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Berisha duhet me patjeter, me patjeeter, te gjeje nje gje, po nje gje te vogel, qe eshte bere mire gjate qeverisjes se tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.