Dhima dhe Kokëdhima, i pari përgënjeshtron të dytin mbi ndarjen administraive

Janë të dy deputetë me origjinë nga Bregu, mbiemrat e të dyve kanë të njëjtën mbaresë dhe politikisht militojnë tek e majta. Por njëri selinë e parlamentit e ka në Athinë dhe tjetri në Tiranë. Koço Kokëdhima dhe Pirro Dhima janë takuar për të diskutuar reformën territoriale të diskutueshme për përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri. Sipas Kokëdhimës, Dhima ishte sqaruar mirë e bukur dhe mendimet e këqija me të cilat kishte ardhur për ndarjen e re ku Himarës i bashkohet edhe Vranishti, ishin davaritur. Por duket se deputeti i Pasokut në Greqi “ka reflektuar”, sepse Dhima ka shkruar në facebook një mesazh ku flet për takimin e Himarës me kryebashkiakun Goro dhe Kokëdhimën, të cilëve u bëri me dije se sa i përket Himarës, ndarja e re territoriale është e papranueshme dhe kundër të drejtës ndërkombëtare. Pra kush keqinformoi, Dhima apo Kokëdhima?
a.k
Comments
Simbas mbiemrit qe kane qe te
<p>Simbas mbiemrit qe kane qe te dy te "Dhim" jane.....</p>
Po kush e voton pastaj Pirro
<p>Po kush e voton pastaj Pirro palikarin po te thote te kunderten...Vorio Epir thote Pirro,ka humor ama...</p>
Mund te jem dhe gabim por me
<p>Mund te jem dhe gabim por me duket se Koco Kokedhimes i ka dal poshtersia ne fytyre.</p>
Eshte e qarte qe mashtron
<p>Eshte e qarte qe mashtron Kokedhima. E ka te shkruajtuar ne balle. Mjafton te degjosh punonjesit e ish "kompanive" te tij per baterdine dhe mashtrimet me buken e femijeve te tyre</p>
Add new comment