Berisha: Në 300 ditë qeveria “Rama” nuk ndërtoi asnjë rrugë

Postuar në 26 Korrik, 2014 08:49

Ish-kryeministri, Sali Berisha duke analizuar 300 ditët e para të qeverisë së majtë, thotë se nuk ka arritur të përfundojë asnjë kilometër rrugë. Berisha i cilëson këto 300 ditë “pushime të plota qeveritare në punët publike”.

Kujtojmë që gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministër, Berisha ishte thuajse çdo javë me gërshër në duar për të inaguaruar punë publike. Kjo gjë u bë aq e besdishme sa që nisën edhe barsoletat për këtë çështje.

Reagimi i Berishës:

Të dashur miq, dje Edi Rama dhe zëdhënësi i tij për transportin nuk ishin në gjendje t’u tregonin shqiptarëve as dhe një km rrugë apo metër urë të ndërtuar apo mirëmbajtur në mbarë vendin.

Në 300 ditë qeveria “Rama – Meta”, jo vetëm që nuk nisi një projekt të ri rruge, por ata, megjithëse kishin të gjitha fondet, nuk përfunduan dot 6 km rrugë Memaliaj -Tepelenë, ndonëse traseja e saj 300 ditë më parë ishte hapur në të gjithë gjatësinë e saj.

Në 300 ditë, qeveria e sukseseve imagjinare nuk përfundoi dot rrugët në përfundim e sipër si Lushnjë – Berat, Butrint – Sarandë, Krumë – Has. Për të mos folur për bypassin e Fierit, rrugën Qukës – Qafe Plloçë, për të cilat fondet ishin gati. Rama, në shkurt vizitoi punimet në rrugën Qafë Thanë – Pogradec dhe u zotua se rruga do përfundonte para sezonit, ndërkohë punimet kanë mbetur aty ku ishin.

Këto 300 ditë janë zhdukur nga fjalori i qeverisë dhe mediave rruga e Arbrit, për të cilin lamë të gatshëm koncesionin, boshti i jugut që ishte në ndërtim e sipër.

Këto 300 ditë nuk kanë mirëmbajtur asnjë km rrugë, gjë të cilën e shpallën më të madhe si përparësi madhore. Nuk kanë vendosur asnjë sinjalistikë, nuk kanë vijëzuar asnjë km rrugë. Disa qindra metra anësore të vendosura në rrugën Plepa – Golem janë në gjysmën e lartësisë së duhur dhe flasin bukur për korrupsionin e tyre. Në të vërtetë kanë disbursuar fonde, por ju kanë marrë firmave 15 % ndaj dhe ato nuk pyesin as për Ramën e as për Metën.

Këto 300 ditë pushime të plota qeveritare në punët publike nuk u ndërtua asnjë ujësjellës, kanalizim, impiant i ujërave të ndotura, të rinj, por as dhe nga ato që ishin në ndërtim e sipër. Këto ishin jo të gjitha, por disa nga “sukseset” e qeverisë “Rama – Meta”.

Për 300 ditët që vijnë premtuan trenin elektrik!!

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Rruget i ndertove ti te gjitha, nuk ka mbetur me per tu ndertuar. Fol per hajduterit e tu ne Banken e Shtetit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.