Gazetari ushtarak rus Alexandr Golz: Goditja nga ajri pothuajse e pamundur

Postuar në 19 Korrik, 2014 05:29

Alexandr Golz, gazetari ushtarak rus dhe kryeredaktor i agjencisë ruse të lajmeve në internet “ej.ru.” shprehet për “Deutsche Welle “ se nuk ka asnjë dyshim se avioni malajzian është qëlluar. Opinionin e tij ai e mbështet edhe në raportimet e medieve të ndryshme të cilat bazohen në informacionet e dala nga shërbimet sekrete amerikane.

"Ne gjendemi në një luftë informacioni, ku të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën dhe gënjejnë. Ne nuk mund t'u besojmë as burimeve zyrtare apo medieve ruse as atyre ukrainase. Burimi i vetëm i informacionit objektiv mbetet sipas meje Shërbimi Satelitor i Informacionit i Shteteve të Bashkuara.", shprehet Golz. Sipas tij ka pasur një goditje me raketë.

Sipas gazetarit ushtarak rus goditja e avionit duhet të jetë bërë nga njerëz që nuk kanë njohuri nga mbrojtja kundërajrore dhe nuk kanë qenë në gjendje të përllogarisin të dhënat e radarëve. "Me sa duket ata kanë dashur të identifikojnë ndonjë avion të kundërshtarit, por e kanë identifikuar gabim për shkak të mungesës së njohurive.", thotë ai.  Gotz mendon se personat që merren me mbrojtjen kundërajrore që bazohet në të dhënat që mblidhen nga shumë radarë, kanë njohuri për korridoret ajrore dhe informacione për oraret e fluturimit të avionëve të pasagjerëve.

S.S

http://www.dw.de/alexandr-golz-goditja-nga-ajri-pothuajse-e-...

Comments

Submitted by Stefan (not verified) on

<p>Me sa duket eshte e veshtire per te percaktuar vrasesit e 300 njerezve ne bordin e aeroplanit. Por kemi nje ngjarje analoge ne ripin e gazes ku dihet se kush qellon mbi&nbsp; njerezit e pafajshem. Valle keta njerez jane me pak te rendesishem se sa udhetaret e aeroplanit ?</p><p>Mendoj se bota civile dhe fuqite emdha duhet te reagojne njesoj ndaj vrasesve legale!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.