Toni Bler, këshilltar vullnetar i gazsjellësve nga Azerbajxhani, TAP dhe TANAP

Postuar në 18 Korrik, 2014 05:13

Mediet ndërkombëtare shkruajnë sot se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler do të jetë këshilltar për gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (TAP). Lajmi bëhet i ditur nga Reuters dhe Financial Times.

TAP do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Itali, ku gazsjellësi do të kalojë dhe nëpër territorin e Shqipërsië. Synimi i këtij projekti është të rivalizojë gazin rus.

Azerbajxhani ka në plan të eksportojë gaz në Evropë përmes dy projekteve Trans-Anatolian pipeline (TANAP) dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Gazsjellësi nga Shah Deniz 2 drejtohet nga British Petrolium, që bashkë me partnerët kanë zgjedhur tre këshilltarë që janë Toni Bler, ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë,  Hans-Dietrich Genscher dhe Peter Sutherland, presidenti i Goldman Sachs International. Ajo që bie në sy është se paneli është krijuar vullnetarisht.

S.S

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Nuk ka asgje FALAS prej Njeriut, per Njeriun, ne kete jete!

Individi, ose e ka marre shperblimin paraprakisht, ose do ta marre ate me vone.

E tera eshte nje cmim qe paguhet: lloji i monedhes, materiale apo shpirterore, kjo eshte variable.

Ka ende njerez ne kete bote,

dhe Zoti, prej atje ku eshte,

rregullon dhe ekuilibron punet e tyre.

Prandaj jemi interesante: nuk ndjehemi mire, perderisa eshte shpirti qe na mban!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.