Ndoka reagon ndaj akuzave të PD: Jam dënuar padrejtësisht, opozita është plot me deputetë vrasës

Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Lezhës, Arben Ndoka ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar me burg në Itali për prostitucion. Në sqarimin e tij Ndoka në thotë se është dënuar në mungesë thotë se është dënuar padrejtësisht dhe se ai nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
“Në moshën 18-vjeçare, si shumica e shqiptarëve dhe rinia lezhjane, pjesë ë të cilës isha dhe unë, emigruam për një jetë më të mirë në shtetin italian ku na sistemuan për disa muaj në një kamp për emigrant në Monopoli dhe më pas jam sistemuar në qytetin e Perugias ku kam qëndruar dhe punuar disa muaj. Ngjarja të cilës i referohet vendimi i publikuar në media nga opozita është pikërisht për këtë periudhë të qëndrimit tim në shtetin italian. Gjatë kësaj periudhe më ka ndaluar policia italiane dhe pasi janë bërë sqarimet për ngjarjen në fjalë me të cilën nuk kisha aspak lidhje, siç e vërteton dhe fashikulli hetimor, kam vazhduar i qetë rutinën e jetës time në atë qytet.”, sqaron deputeti Ndoka.
Deputeti Ndoka vazhdon të sqarojë se pas kësaj historie ai është kthyer në Shqipëri ku ka punuar ndershmërisht dhe është kualifikuar profesionalisht. Sipas tij procesi ka vazhduar pa dijenin e tij në shteti fqinj dhe ai është njohur me vendimin ndaj tij rastësisht në vitin 2002.
“Pasi u ktheva nga shteti italian kam krijuar familjen time e cila përbëhet nga bashkëshortja ime dhe dy vajzat e mia. Njëkohësisht kam punuar në Gardën e Republikës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore dhe në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë ku rezultatet e punës në institucionet e sipër përmendura janë të larta dhe më se të verifikueshme. Më pas, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, u riktheva sërish si Drejtori i Drejtorisë të Ekzekutimeve dhe më pas si Drejtor i Drejtorisë Teknike deri në momentin e kandidimit si deputet, duke pasur këto emërime firmën e ministrit të qeverisë Berisha dhe Sekretarit Përgjithshëm të Partisë Demokratike.”, përmbyll sqarimin deputeti i PS, Arben Ndoka. S.S
Comments
Gjynaf e kane denuar

Gjynaf e kane denuar padrejtesisht ne Itali,shume e padrejte.

Mendoj se rasti i denimit padrejte qe i eshte bere ketij duhet pare me seriozitet nga ministri yne i drejtesise dhe te gjithe ata qe u ngriten ne sulm per para KLD-se se votoj 12 me 1 ne disfavor te Nasip Nacos.Ministri Naco e ata mbeshtetesit e ti duhet qe te marrin nisme ligjore qe te reformojne edhe drejtesine italiane ashtu si duan te reformojne ketu ke ne drejtesine qe se kane nen hyqmin e vet politik.

Ah, ata italianet e poshter,

Ah, ata italianet e poshter, armiq i kemi pasur qysh nga 7 Prili 1939. Tashti shkojne e na denojne padrejtesisht kokat e kombit, njerezit tane te suksesshem. Duket ashiqare qe duan te na sabotojne marshimin tone lavdiplote drejt, ....er kudiunecfare.

Ky Ndokja duket xhanan djale, mer si ka mundesi t'i kete bere ato gjera te liga, pastaj edhe shoket ia kane futur, se shoket e mire kete bejne, i bejne te zezat vete dhe ia ngjeshin ketij elif-matrakut Ndoka.

O Ndoqe, po ti or zoteri. mire qe ia ke mbushur mendjen Edvin Kristaq Rames, po tani te pakten mos tall menderen me miletin. Cfare kujton ti or zoti deputet qe te gjithe shqiptaret jane si ata qyqaret e Lezhes qe ua ke blere voten me nje thes miell, apo me ndonje gjysem thesi oriz?

Add new comment