Vizita e Papës në Shqipëri, Shkreli: Sheshi “Nënë Tereza” do restaurohet

Postuar në 13 Korrik, 2014 05:25

Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, më datë 21 shtator, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, do t’i nënshtrohet një restaurimi tërësor. Gazeta “Shqip” shkruan se lajmi bëhet i ditur nga arkitekti Artan Shkreli, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, ku shkruan se ky shesh do të restaurohet i gjithi, në të gjitha elementet përbërëse të tij, duke përfshirë fasadat, ndriçimet, trotuaret, shkallaret dhe infrastrukturën.

Sipas Shkrelit, nga ky shesh do të hiqet shatërvani, për të ndërtuar një pedonale, ndërsa kalimi i automjeteve do të bëhet vetëm në një korsi. Ndërhyrja tërësore pritet që të përfundojë për një kohë të shkurtër, brenda 2 muajve.

Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/07/13/shkreli-sheshi-nene-tereza-restaurohet/

n.k

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj, dmth. Artan Shkreli vendos dhe shteti aprovon!!!</p><p>Atehere kot qe lodhemi&nbsp; e harxhojme leke per te aprovuar plane urbanistike kur behet sic ia ka qejfi Artan Shkrelit.</p><p>Jam kurioz te di se kujt do t&#39;ia besojne punimet? Me siguri do te kemi Artan Lamen qe do te ofrohet per te punuar gratis si per kryeministrine.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.