Kundërpërgjigjet ashpër Nikolla Gruevski ndaj qëndrimit të Edi Ramës. Madje me një parashikim provokues: “Rama nuk do të jetë gjatë kryeministër”

Qëndrimi i qeverisë shqitare për situatën e fundit në Maqedoni duket se nuk është pritur mirë nga partia qeverisëse e Nikolla Gruevskit. VMRNO-DPMNE e ka kapur si të gabuar dhe të pavend interpretimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, sipas të cilit protestat e fundit burojnë nga moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Madje në reagimin e vet VMRNO-DPMNE është shtyrë më tutje duke theksuar edhe një element që lidhety me zhvillimet e politikës së brendshme në Shqipëri, teksa thekson se “Rama nuk ka për të qenë gjatë kryeministër në Shqipëri. “Protestat radikale që po ndodhin këtyre ditëve në Maqedoni nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, apo me marrëdhëniet ndëretnike. Përkundrazi organizatorët e këtyre protestave fshehin agjendën e tyre radikale, duke krijuar huti dhe duke mobilizuar më shumë përkrahës, duke gënjyer se i bëhen padrejtësi dhe po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve. Këto protesta janë të motivuara dhe produkt i elementeve radikalë islamikë, që kundërshtojnë vendimin e gjykatës së pavarur për kryerjen e një vrasjeje makabre të pesë personave, prej të cilëve katër të rinj…Në kontekst të deklaratës së zotit Rama dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk do të jetë gjatë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëjë një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shohë kushtet në të cilat jetojnë ata dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE. Nuk mund të mos konsiderohet se pas kësaj deklarate qëndron edhe konsensusi, apo përfshihet edhe qëndrimi i BDI-së së Ali Ahmetit, sa kohë që BDI-ja e ka moto zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, më saktë progresin në zbatimin e saj. Në çdo rast qëndrimi i Tiranës zyrtare ka provokuar një incident diplomatik, ose të paktën është marrë në këtë kontekst nga qeveria e Shkupit. Ndërkohë mediat shqiptare në Maqedoni vijojnë me supozime lidhur me atë që partia e Gruevskit e quan “axhendë e radikalëve islamikë”. Portali “Almakos” ka rimarrë disa informacione të botuara nga gazeta “Express”, sipas të cilave flamujt arabë në protestat shqiptare janë futur nga shërbimi sekret maqedonas. Mbetet për t’u parë tani sesi do të reagojë Tirana zyrtare, qoftë edhe vetëm p[ër frazën ku një parti që qeveris në Maqedoni hedh insinuata për mandatin e kryeministrit të Shqipërisë.
s.z
Comments
Ata nuk e duan Edin,ata po e
Ata nuk e duan Edin,ata po e shikojne qe ai po punon mire dhe kjo nuk u pelqen,duan qe shqiperia te hiqet zvarre neper toke e dobet pa fuqi per te bere asgje.Kete e ploteson shume mire Sali serbi.Ata qe e thane dicka dine,prite kur ti ndodhe ndonje aksident Edit.
Po dridhet Beogradi, Shkupi

Po dridhet Beogradi, Shkupi dhe Athina nga punet e Rames. Psh, Venizelosin nuk e kishte zene gjumi mbreme sepse i dilte ne enderr parku qe ka bere Rama prap kryeministrise. Ekonomistet e tij personal kishin llogaritur se ai park do dyfishonte ekonomine ne Shqiperi.

albo jo se jam i një mëndje

albo

jo se jam i një mëndje me anonimin,me të cilin ke replikuar,por thjeshtë për ti dhënë një përgjigje replikës tënde(greke si gjithnjë,antishqiptare si gjithnjë)!

ndoshta ekonomia shqiptare nuk dyfishohet,sidomos nga bojatisja e fasadës nga ana e ramës,por PSe do të zgjerohet!nuk e di sa por do të zgjerohet!!po punon shumë!!jasht orarit bile,dhe ditën!!

"i bëjmë thirrje që të bëjë

"i bëjmë thirrje që të bëjë një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shohë kushtet në të cilat jetojnë ata dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”

kjo është thënja më idiote që kam lexuar ndonjëherë!!
e para:shqiptarët nëse jetojnë mirë jetojn falë djersës së tyre!bile dhe falë diskriminimit të tmerrshëm gjat jugosllavisë!!diskriminim i maqedonasve që i detyruan të përfundonin rrugëve të europës e amerikës!!sot pas shumë vuajtjesh ka sjellë rrezultatet e saj!të dhimshme,rrjedhje popullsie nga atdheu i tyre!

e dyta:popullata "etnike maqedonase",rron në kufijt ekstrem të shtetit shqiptar!!jeton në të njëjtin nivel jetese dhe të drejtash si dhe fshatarët etnik shqiptarë fqinj me ta!!as më shumë e as më pak!askush si persekuton si ekonomikisht dhe etnikisht!!

them që ky shkrim i partis së gruevskit është i shkruar nga njerëz të trashë që duan të mbulojnë në mënyrë të trashë dhunën që ushtrojnë ndaj shqiptarëve në maqedoni!!

shume mire ja kane bere

shume mire ja kane bere Rames, qe eshte kthyer ne nje lolo ne duart e maverikeve nacionaliste-neokomuniste qe i sherbejne si keshilltare. hajvan politik.

Shko ti, mor axhent i

Shko ti, mor axhent i shkies! Po dalke sllvo komunist si ati jot SRB-i (S ali R am B erisha)

po shko ti tek Berisha, meqe

po shko ti tek Berisha, meqe je i fiksuar mbas tij. se ku shkoj une e vendos une. fosil historik.

Add new comment