Reforma në arsimin e lartë, rikthehet mesatarja për pranimet në universitet

Autorët e reformës në arsmin e lartë kanë menduar që të rikthejnë mesataren e shkollës së mesme si kriter për pranimin në shkollën e lartë. Madje ky rregull do të zbatohet edhe për shkollat e larta private, proces që do të rregullohet përmes aplikimit që të rinjtë do të bëjnë në një agjenci. Do të jetë kjo ajo që do të informojë fakultetin për numrin e aplikimeve që janë bërë. “N.q.s stduenti plotëson kriterin kombëtar të pranimit, pra notën mesatare, kjo agjenci u dërgon universiteteve për aplikim. Këto institucione zbatojnë procedurat e tyre për pranimin e studentëve. Mund ta bëjnë me konkurs, me intervistë. Është përsëri komptencë e institucioneve të arsimit të lartë”, u shpreh për “VizionPlus” një nga autorët e reformës, prof. Aleksandër Xhuvani. Kjo do të nisë të zbatohet që nga viti 2015.
http://vizionplus.al/universiteti-kthehet-mesatarja/
s.z
Comments
Me note mesatare 9.5 nxenesit
<p>Me note mesatare 9.5 nxenesit e shkolles Talenti moren 284 katra ne provimet e matures shteterore. Ndersa nxenesit e Qemal Stafes me mesatare 7.5 dolen me teta, nenta dhe dhjeta ne keto provime.</p>
burokratizimi i
<p>burokratizimi i institucioneve, duke shtuar agjencira e dreqi me te birin, eshte komplet i panevojshem dhe i sherben edhe me tej forcimi te pushtetit qendror mbi universitetet. Duhet te jete ne kompetencen e Universitetit percaktimi i kushteve te pranimit te studenteve.</p>
Add new comment