Përplasja për gjyqësorin, PS-LSI paralajmërojnë ndërhyrjen e Parlamentit. Nga Presidenti ende asnjë reagim. Nishani përgjigjet vetëm për Gjykatën e Lartë

Postuar në 09 Korrik, 2014 08:14

Dy partitë e koalicionit të majtë qeverisë, PS-ja dhe LSI-ja kanë paralajmëruar sot ndërhyrjen e parlamentit në çështjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “PS mbështet deklaratën e djeshme të Ministrit të Drejtësisë dhe të Qeverisë Shqiptare për të kërkuar ndërhyrjen e Parlamentit. Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt, që bëjnë gjithçka për të mbrojtur e shpëtuar njëri-tjetrin nga zullumet korruptive ku janë zhytur”, u shpreh sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi. Ndërkohë një nga drejtuesit e LSI_së, Ylli Manjani ka nënvizuar vendosjen e KLD-së në kushtet e antikushtetueshmërisë. “Ne jemi këtu të mbështesim të gjitha nismat politike dhe çdo nisëm tjetër në realizimin e reformës në drejtësi, për të vënë në vend misionin kushtetues të KLD-së dhe jo vetëm, por të krijimit të një sistemi gjyqësor dinjitoz, që të mos ketë më njerëz të korruptuar”, ka thënë Manjani. Në këtë kontekst mungon një qëndrim nga Presidenti i Republikës, i cili është edhe kryetar i KLD-së. Nisur nga fakti se po sot Presidenti ka dërguar një letër për drejtuesit e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së për çështjen e vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, mund të konsiderohet se në planin politik mes shumicës dhe opozitës ka nisur përplasja e madhe për gjyqësorin.

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Duhet pasur shume kujdes me kete problem, eshte teper delikat. Gjyqesori ne Shqiperi mund te jete tejet i korruptuar, por edhe tentativat per ta zgjidhur kete problem me nderhyrje te renda nga pushtetet e tjera mund te reflektoje si puç administrativ. Kujdes, shume kujdes me kushtetutshmerine e levizjeve, Shqiperia mund te jete ne prag te nje situate para se ciles 1997, ose 21 Janari do te dukeshin si pushime ne Hawai.......</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Cuditerisht po krijohet nje situate teper e nderlikuar, insituctioni KLD po mbron veten nderkohe qe pushtetet e tjera po kerkojne ta pastrojne. Sic thoni dhe juve duhet patur shume kujdes pasi nderhyrja e menjehereshme mund te krijoje probleme te panevojshme midis pushteteve.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.