50 mijë dollarë, makinë, 20 mijë dollarë-vlerat e dhuratave për gjyqtarët sipas ministrit të Drejtësisë

Postuar në 09 Korrik, 2014 03:07

Gazetat kryesore shkruajnë sot të gjitha për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku propozimet e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, u hodhën poshtë të gjitha. Po kështu dje bëri bujë dalja e Naços në media dhe denoncimi prej tij i veprimeve të KLD-së që është kthyer në kupolë mbrojtëse për gjyqësorin. Gjithësesi përcjellja e këtij informacioni që jepet sot në gazetat ka sidomos vlerë dhe interes publik të paktën në një pikë të deklaratave të Naços. Kështu gazeta “Panorama” citon ministrin të jetë shprehur se: “Njëri nga gjyqtarët pranoi se kishte marrë disa dhurata, një herë 50 mijë euro, një herë tjetër i kishin falur një makinë, një herë 20 mijë euro etj..”. Dhe më tej duke iu referuar padisë për një inspektor të KLD-së: “Si mund të hetojë kur ai inspektor ka 200 mijë apo 250 mijë dollarë ose euro të falura?!”. Ndonëse qeveritarët janë rekordi i këtyre pazareve, sërish shifrat e dhëna nga ministri flasin për një kastë të vërtetë në gjyqësor, e cila me këto shifra e ka ekspozuar veten dhe është vënë në pozita të një delegjitimimi total. Nuk është çudi që me këto shifra dikur të kemi edhe një parti për gjyqësorin, pasi iniciativa partish nga njerëz që kanë dalë nga gjyqësori janë parë.

s.z

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

Mendoj qe Lsi-ja ka te drejte qe flet qe drejtesia eshte e korruptuar, madje per kete ka prova shume bindese! Psh procesi ndaj Metes ishte shume trasparent dhe verdikti ishte shume i drejte apo jo Naco?!

Submitted by Stefan H (not verified) on

Me sa dihet, Naco nuk ka qene minister kur eshte gjykuar Meta, mos valle duhet te komentoje edhe gjykatat e 1980-es? Problemi eshte i thjeshte, nje gjykates ka te ardhura qe nuk i justifikon me rrogen e tij, KLD refuzon te lexoje domethenien e ketij fakti. Apo gjykatesi pretendon se i jane falur 250.000 euro. Nuk ja ben muuuuu ky fakt? I ka falur ndokush dikujt per altruizem ndonje shume te hollash, a thua se gjykatesit jane "Mjeket pa kufi " qe i prishin keto te holla per tju ardhur ne ndihme njerezve te varfer ne bote? Ashtu sikurse kur hard disk eshte i mbushur me viruse behet formating, e njejta gje mund te behet edhe me KLD, formatoni pa vonese KLD dhe nxirni nockout kete shpure te papergjegjeshme.

Submitted by Tr (not verified) on

Me sa dihet dhe thuhet, kjo drejtesi qe eshte sot e nxori Meten te pafajshem,  apo jo shoku Stefan? Nuk ka nevoje te komentoje gjykatat e 1980 se e pame me sa fanatizem po bejme per ringritjen e figures se diktatori Hoxha.  Sa per hard diskun, nuk mjafton vetem ta fomatosh pasi ta formatosh duhet dhe te instalosh nje antivirus te mire ne qe te mos maresh viruse te tjera se ndryshe te vete jeta duke formatur Stefan.  Mos valle pretendon qe ky antivirus ta themi troc ky ligj qe te mbroje hard diskun(shtetin e te drejtes) te vije nga Meta dhe Naco?  Tallesh ti?

Nese ke harruar videon ja ku e ke https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M ah po qe montazh kjo video...biles sic tha Meta me Berishen eshte montazh i Rames.

Berisha nuk di ca te thoje tani nese ishte montazh apo ishte e vertete se ne rastin e pare i bie ta kete montuar kryeministri, mirepo kryeministri tha qe eshte e vertete nuk e kam montuar un se nuk di te bej montazhe... :) tani qe karriket u nderruan ngeli ne dileme kjo pune qe monazh apo qe e vertete... kane rene ne pike te hallit ish kryeministri, kryeministri aktual dhe kryetari i parlamentit. Pra ska pse te veje qe ne 1980 Naco le tja filloje nga 2009 e ketej, po ja kursejme nja 29 vite...

Submitted by Anonim (not verified) on

Po dhuraten e Monikes e harruat qe kushtonte 250000 euro

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.