Akuza e PD, Ministria e Brendshme: Aksidenti, me makinën private të oficerit të Gardës. Autori është pezulluar

Pak më parë Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar deklaratën e Partisë Demokratike, se eskorta e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta u përfshi në një aksident me vdekje para 2 ditësh. Ministria sqaron në një deklaratë për mediat se oficeri i Gardës ishte me makinën personale dhe nuk ishte në detyrë në momentin e aksidentit, që ndodhi mbrëmjen e 6 korrikut në Maminas. Më poshtë deklarata e Ministrisë së Brendshme:
“Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se eskorta e Kryetarit të Kuvendit nuk është përfshirë në asnjë aksident rrugor. Deklarata e PD-së për fshehjen e një aksidenti është tërërisht e pavërtetë.
Në komunikatën e përditshme të Policisë së Qarkut Durrës, (dt.07.07.2014, faqja 3, me numër rendor të ngjarjes 17, publikuar dhe shpërndarë për gjithë mediat), është përfshirë arrestimi i shtetasit K. B., pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin M.L., 19 vjeç, banues në Maminas. Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Ilir Turja, ka drejtuar dhe ndjekur gjithë veprimet proceduriale, që nga momenti kur është marrë njoftimi për ndodhjen e aksidentit. MPB sqaron se shtetasi K. B, oficer pranë Gardës së Republikës, në momentin e ngjarjes nuk ka qenë me shërbim. Shtetasi K.B. ishte duke udhëtuar me automjetin e tij personal me targa AA 027 JP dhe nuk ka qenë në ushtrim të funksioneve të tij. Me marrjen e njoftimit për arrestimin në flagrancë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” neni 290 pika 2 i Kodit Penal, shtetasi K. B. është pezulluar nga detyra si oficer i Gardës së Republikës, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
a.k
Comments
U desh deklarata e Laura
<p>U desh deklarata e Laura Vorpsit qe polia e shtetit te tregoj se ai qe beri aksidentin ishte oficer i gardes.Pak e nga pak do dalin faktet edhe me te hollesishme e duhet te dalin m,basi u munduan ta fshehin edhe nje gje qe eshte njerezore si nje aksident e mund ti ndodhe kujtedo.</p><p>Keshtu i ndodhi edhe Sokol Nakos dhe askush se ngarkoj me faj se kish bere krim,jemi njerez dhe indinjohemi kur nje titullar i larte i shtetit nuk tregohet njeri.</p>
Add new comment