Arben Imami “shpëton” nga denoncimi i Mimi Kodhelit. Prokuroria: Pushohen hetimet

Postuar në 05 Korrik, 2014 06:17

Arben Imami “shpëton” nga kallëzimi i Mimi Kodhelit. Prokuroria ka gati vendimin ende zyrtarisht, për pushimin e hetimeve për dosjen e tenderit të reklamave, kallëzimin e parë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për ish paraardhësin e saj Arben Imami.

Gazeta “Shqip” publikon se nga Prokuroria e Tiranës hetuesit e çështjes u kanë propozuar drejtuesve të Prokurorisë së Tiranës që hetimet ndaj Imamit të pushohen, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale, në lidhje me urdhrat apo me procedurat e tenderit. Grupi hetimor mësohet se ka faktuar se të vetmit përgjegjës për këtë çështje mund të jenë disa vartës së të Imamit, që kanë kryer të gjitha procedurat, teksa kanë qenë kryetarë apo anëtarë të komisionit, ku kanë vendosur edhe për fituesit, të cilët dyshohet se ishin të paravendosur. Dy janë rrugët e këtij procedimi penal, ose të pushohet, ose çështja të transferohet në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka të gjithë kompetencën e hetimit të deputetëve apo njerëzve me imunitet.

Disa muaj më parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, denoncoi paraardhësin e saj në këtë detyrë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti”, si dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”, ndërsa bëhej fjalë për tenderin e reklamave me vlerën 1.2 milionë USD. “Në kundërshtim me ligjin, paratë e MEICO-s i shpenzuat për spote publicitare dhe aktivitete sportive në shumën 120 milionë lekë të reja”, tha në një seancë parlamentare. Ajo akuzoi gjithashtu se vetëm në periudhën maj-qershor 2013 u harxhuan 62 mijë litra karburant. Ndërkohë, pavarësisht se mund të jetë i “pafajshëm” për këtë çështje, Imami mund të hetohet për të tjera dosje, që ndodhen në prokurori.

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/07/05/dosja-e-reklamave-a...

S.S

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Jepeni! C&#39;prisni, vidheni Shqiperine ripeni. Ju erdhi zogu ne dore, beni namin! &nbsp;Ah Enver ku je!</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>O Edi Rama kjo eshte Rilindja? I ke votat te largosh ushtarin e bindur te Berishes Llalla dhe nuk ta mban te zbatosh vullnetin e popullit.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Pse nuk vini titullin me mire qe Mimi Kodheli genjeu per korrupsionin e Imamit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.