Amerikanët vlerësojnë Obamën si Presidentin më të dobët që nga Lufta e Dytë Botërore, Regan më i miri

Postuar në 04 Korrik, 2014 04:13

Një anketë e zhvilluar së fundmi në SHBA për të vlerësuar Presidentin Obama rezulton me një vlerësim të ulët për të. Në këtë anketë përfshihen disa çështje si në politikën e jashtme, ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe terrorizmin. Sondazhi i ri i Universitetit Quinnipiac pason disa anketa të  tjera kombëtare javët e fundit që tregojnë mbështetje në rënie për Presidentin Obama dhe politikat e tij.

 Në sondazhin e fundit të Universitetit Quinnipiac, 33 për qind e të anketuarve thanë se zoti Obama është Presidenti më i dobët që nga Lufta e Dytë Botërore. Ish-Presidenti George W. Bush ishte i dyti, me 28 për qind. Por 35 për qind thanë se Ronald Reagan ishte Presidenti më i mirë amerikan në periudhën e pas luftës.  Ish-Presidenti Bill Clinton u vlerësua si më i miri nga 18 për qind e të anketuarve, ndërsa ish - Presidenti John Kennedy u zgjodh si më i miri nga 15 për qind.
Zoti Obama merr gjithashtu një sërë vlerësimesh negative për një sërë çështjesh në sondazhin e Quinnipiac.  Vetëm 40 për qind e të anketuarve e miratojnë menaxhimin e ekonomisë nga ana e tij, ndërsa 37 për qind e miratojnë politikën e tij të jashtme.
Tim Malloy është ndihmës drejtor i sondazhit të Universitetit Quinnipiac University poll.
“Është një goditje e rëndë përsa i takon politikës së tij të jashtme. Mbështetja ka rënë 10 për qind përsa i takon zotësisë në këtë fushë dhe mënyrës se si po e menaxhon atë. Është një goditje e rëndë, sepse politika e jashtme ishte një nga kartat  e tij më të forta dhe tani është dobësuar”.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/1950570.html

S.S

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.