Sarkozi shoqërohet në polici. Dyshime për shpërblimin e një gjyqtari në këmbim të informacioneve

Postuar në 01 Korrik, 2014 03:33

Nën dyshimet se është përpjekur të sigurojë informacione përmes rryshfetit e shpërblimit, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me një rast përgjimesh.  Vendimi për ta shoqëruar ish-kreun e shtetit në Nanterrë, në afërsi të Parisit, është një hap i papreçedent kundrejt një ish-presidenti. Avokati i Sarkozisë u mor në pyetje të hënën nën dyshimin se është përpjekur të sigurojë informacione mbi një hetim që po bëhej ndaj klientit të tij. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse Sarkozi, president nga viti 2007 në 2012, i kishte premtuar një rol prestigjioz në Monako një gjyqtari të nivelit të lartë në këmbim të informacioneve. Gilbert Azibert, një nga gjyqtarët më të vjetër në Gjykatën e Apelit, u thirr gjithashtu për t’u marrë në pyetje ditën e hënë.

a.k

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Me tere inat Sarko ka thene; ta mari e mira, Ilir Meta u kap me video dhe askush nuk e arrestoi e jo mo do me arrestojne mua ne baze te thashethemeve...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.