Katandisja e sistemit arsimor: Maturantët e një shkolle private në Durrës, të gjithë ngelës në matematikë

Postuar në 30 Qershor, 2014 05:41

Është domethënës rasti i veçuar nga Vizion Plus lidhur me rezultatet e sivjetshme të Maturës Shtetërore, që nxorën në pah mangësitë në sistemin arsimor, sidomos atë privat. Ka rënë në sy rasti i një shkolle private në Durrës, maturantët e të cilës kanë dalë të gjithë ngelës në provimin e maturës shtetërore, megjithë idenë e kundërt që mund të lërë të kuptohet emri i shkollës private, “Talenti”. Të 284 maturantët e kësaj shkolle, disa të ditës dhe pjesa tjetër me korrespondencë, nuk kanë arritur të kalojnë në provimin e matematikës. Drejtues në ministrinë e Arsimit, të shokuar nga ky rezultat me 100% mbetës, deklarojnë rishikimin e licencave të shkollave private dhe veçanërisht atyre me korrespondencë.

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Ministria e Arsimit duhet te publikoje renditjen e shkollave te mesme sipas rezultateve ne maturen shteterore dhe provimet me zgjedhje. Sa me pare, me qellim qe prinderit te bejne zgjedhjet e duhura per shkollimin e femijeve te tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.