Memorial për viktimat e Otrantos

Postuar në 29 Qershor, 2014 09:22

Familjarët e 81 personave që humbën jetën ditën e 28 marsit të vitit 1997 në tragjedinë e Otrantos do të kenë tashmë një memorial për të afërmit e tyre. Pjesë të anijes famëkeqe "Kateri i Radës” kanë  mbërritur në Shqipëri. Bëhet fjalë për motorin e anijes dhe disa pjesë të veçanta të saj.  Ky memorial, i cili ishte kërkuar shpesh herë nga familjarët duket se do të bëhet realitet falë nismës së Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Prefekturën  e Qarkut të Vlorës. Nënkryetari i Bashkisë së Brindizit, Giuseppe Markionne tha se me këtë memorial shpresojnë t’ua zbusin sado pak dhimbjen atyre  personave që humbën të dashurit e tyre 28 marsin e vitit 1997. Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha ka falenderuar ata që mundësuan mbërritjen e pjesëve të anijes.

“Për këtë anije e kisha fjalën, që na e kanë e që do të na e kenë borxh gjithë jetën, politikanët këtej e matanë detit. Por ndërsa klasa jonë politike ka mundësuar harresën e moskujtesën, apo edhe në ndonjë rast vetëm ka shfrytëzuar dhimbjen, këtë herë u përpoqëm të sjellim jo vetëm pjesë të anijes Kateri i Radës, por pjesë të asaj tragjedie si përfaqësuese të kujtesës dhe gjurmës sonë të përbashkët historike”, tha Prefektja Hoxha.

Kryetarja Shoqatës së Familjarëve që humbën të afërmit në tragjedinë e Otrantos bëri sërish thirrje për drejtësi. “Më e rëndë do të ishte të harrohej këtë ngjarje sepse do të thoshte që krimi të përsëritej. Kujtesa është në mënyra të ndryshme, me gjuhën e artit, me gjuhën e këngës. Por ka rëndësi t’i kujtojmë ngjarje të tilla, ashtu sic kujtohet e mira, edhe e keqja duhet kujtuar. I falenderoj të gjithë ata që kontribuojnë për të kujtuar ngjarje të tilla në dobi të gjithë komunitetit, ndërsa për pjesën tjetër e ka në dorë drejtësia. Ajo nuk do të na ndalojë kurrë deri sa fajtori të shkojë para përgjegjësisë”, tha Pushime Çela, kryetare e Shoqatës së Familjarëve që humbën jetën në tragjedinë e Otrantos.  Në 28 mars të vitit 1997, gjatë largimit drejt Italisë me anijen “Kateri i Radës”, humbën jetën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. / Top Channel/

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ky eshte nje sukses shume i shkelqyer ne drejtim te hedhjes hi syve miletit sypatrembur ne brigjet e Adriatikut......</p>

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Memoriali do te sjelle me shume nder mend rebelimin komunist .</p><p>Vlora gjeti ne ate kohe ate qe kerkoj,nuk ja pati fajin kush ,q ata atje goditen shtetin e ky i zu perfund.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.