Artan Hoxha: Vrasja e Artan Santos mund të ketë lidhje me kokainën e kapur në Tivar

Gazetari, Artan Hoxha duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” për vrasjen e Artan Santos ka paraqitur pistat kryesore ku dyshohet se ka lidhje ekzekutimi i biznesmenit.
Sipas Hoxhës vrasja e Santos mund të ketë lidhje me kokainën e kapur në Tivar të Malit të Zi disa javë më parë.
Kjo pasi, paratë e drogës do të transferoheshin në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas do të tërhiqeshin nga një shtetas kolumbian.
Artan Hoxha duke iu referuar raportimit të një gazete në Mal të Zi thotë se paratë janë transferuar, por kjo nuk është e vërtetuar.
Lidhur me ekzekutorët, Hoxha thotë se vrasësi ka zbritur nga motori në momentin e krimit dhe ka qëlluar një herë në drejtim të makinës dhe më pas ka qëlluar Santon në gjoks nga një distancë e vogël. Pasi Santo ka rënë i shtrirë në tokë, e ka qëlluar me plumb në kokë.
S.S
Comments
Po te kete lidhje me grogen
<p>Po te kete lidhje me grogen ne Malin e Zi mos e zgjatni po arrestoni Saimir Tahirin se ai me vrap deklaroj qe droga atje qe u kap nuk ka lidhje me Shqiperine dhe jo me shgume se pas dy diteve u arrestua ne Rinas kolumbiani.</p><p>Saimir Tahiri eshte minister i qeverise dhe mercenar i Edi Rames .</p>
Kush e di sa e kane paguar
<p>Kush e di sa e kane paguar per te folur keshtu......per te mbuluar Videon e Saliut ne Celularin e Santos. Mafia kur vret zakonisht hedh balte mbi viktimen e saj pasi keshte jusitifkohet ne sy te opinionit publik......</p>
O Tan Hoxha, mos thoj "mbase"
O Tan Hoxha, mos thoj "mbase" por "e sigurte". Ti, une dhe disa nga ata zoterinjte qe ishin ne varrim e dim mire. Perdori paret e te tjereve ne nje ndertim ne Kosove. Nuk e mendoi Santo qe malli do kapej ne M. te Zi. Mendoi se do te kishte 2 muaj kohe per ti trasferuar. Malli u kap. Paret duheshin kthyer pas.
Add new comment