Atentati ndaj Santos, killera me uniformë dhe revolver me mulli, dyshime për të huaj

Postuar në 27 Qershor, 2014 05:23

Ende mbeten të paidentifikuar dy personat me maska dhe me motor të cilët kanë qëlluar dhe vrarë me armë, bankierin biznesmenin Artan Santo. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se, dyshohet se dy atentatorët janë të huaj dhe mbi këtë pistë po hetohet. Në vëmendje është sjellë edhe një raport i SHISH disa vite më parë se, në Shqipëri po vinin vrasës me gomone nga vendet fqinje.

Prokuroria së bashku me Policinë e Tiranës kanë ngritur një grup hetimor të përbashkët që drejtohet nga dy prokurorët, Adriatik Cama dhe Dritan Nushi, ndërsa në terren kanë zbritur rreth 80 ekspertë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë specialistë të krimeve, të cilët kanë mbledhur të gjitha provat e mundshme.

Për fat të keq policia nuk ka provat kryesore, 6 gëzhojat që kanë dalë nga arma nuk janë gjetur në vendin e krimit. Burime nga policia thanë se, atentatorët dyshohet se, kanë përdorur një revolver të markës P-38 me 6 plumba.

http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/vrasja-killera-me-...

S.S

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Mua me çudit gjithmonë diçka ne këto hetimet ne Shqiperi. Si eshte e mundur qe media merr vesh dhe me pas raporton komplet e shkujdesur detaje qe duhet te jene super sekrete. Ja psh përmend emrat e prokuroreve ne krye te punës. Po sikur tani ata prokuroret ose familjaret e tyre te kërcënohen? Po sikur vertet te jene te huaj dhe te kuptojne se SHISH ka filluar te zbuloje menyren se si ata vine ne Shqiperi e te ndryshojne sjellje?

Si eshte e mundur qe kjo ndodh ne Shqiperi? Dhe per cudi, eshte perhere kjo Shqiptarja.com ne kete mes? Njehere e njekohe mendoja se ishte faji i Anila Bashes po me sa duket qenka me e madhe si problem.

Submitted by Tr (not verified) on

Per kete lloj gazetarie rendesi ka lajmi qe ngjall interes. Pastaj se rrezikon njeri, se nxjer urrejtje, paragjykime etj ky eshte nje problem i vogel per gazetaret biles biles nuk eshte problem fare.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jo vetem kaq, por gazetaria jone "e nderuar" nuk heziton qe ne çdo rast fatkeqesie te publikoj emrat e viktimave! Harrojne qe familjareve t'u bjer si bomb kjo gje! Te ngjajne me shushunja makabre dhe te pangopura vetem e vetem te terheqin vemendje! Kujt i interesojne emerat/mbiemrat e atyre qe humbasin jeten ne nje aksident veç familjareve te tyre?! A nuk duhet zbatuar nje etike dhe nje afat perpara berjes publike?!

Submitted by Sokrati (not verified) on

Saimir Tahiri e Artan Didi duhet te kishin dhene doreheqjen dje direkt mbas ngjarjes.

Nuk mundet qe eprori ta kerkoj fajin vetem dhe gjithnje ke vartesit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.