Artan Hoxha nxjerr në dritë një sulm të paraportuar të Berishës mbi Santon pronar mediash

Gazetari i njohur i Kronikës, Artan Hoxha ka publikuar një shënim në profilin e tij në facebook, ku zbulon një detaj nga një bisedë që ka pasur me të më 14 maj 2014. Një ditë më përpara, S. Berisha i kish përmendur emrin në një bisedë me gazetarët, dhe ajo që kuptohet ishte se, sipas tij, Santo ish pjesë e një aksioni për të mbuluar problemet me drogën të kësaj maxhorance. Deklaratën e Berishës, që është pak të thuhet që është e turbullt, mund ta ndiqni në linkun http://gazetadita.al/artan-hoxha-video-qe-u-gjet-ne-celularin-e-santos/. Dhe pas kësaj, Santo është zhgënjyer nga njeriu, me të cilin kish pasur marrëdhënie të mira dhe i cili thosh vetëm të pavërteta në atë deklaratë, thotë gazetari.
Ja deklarata e plotë e tij: “Kjo është deklarata e shkëputur nga konferenca per median e Berishës me 13 maj 2014, dhe prokuroria e ka gjetur të regjistruar ne celularin me nr 0692023116 të cilin Artan Santo e mbante sot paradite në dorë, në momentin që u qellua barbarisht nga vrasës të paguar… E kam takuar Tan Santon të nesërmen e kësaj deklarate në zyrën e tij. Ishte tepër i zhgënjyer dhe njëkohësisht shumë i fyer… jo pse dikush, te cilin ai e kishte respektuar po e sulmonte politikisht, por sepse nuk kishte asgjë të vërtetë nga ajo që thuhej për të, në lidhje me rastin Riformato… Tani prehu i qetë, ata që guxuan të të sulmonin në mënyrë të paskrupullt dhe të ndyrë, sot së paku duhet të jenë ndjerë të turpëruar para trupit tënd të pajetë, që dergjej në zemër të Tiranës.”
Medias i ka shpëtuar pa u raportuar ky detaj, në të cilin, duhet thënë kjo gjë, Santo sulmohet jo si bankier, por si pronar mediash.
Re.Pu.
Comments
Kryeshpellari i perlyer ne

Kryeshpellari i perlyer ne nje tjeter krim.

po mire kur i vrau

po mire kur i vrau kryeshpellari keta fushoret e "opozites" ne pushtet qe jane ne krye te ministrise se rendit dhe forcat policore qe ata drejtojne pse nuk i ndaluan deri ne fushe-kruje por mezi arriten te gjenin pronarin e motorrit ne te ngrysur nderkohe qe vrasja ndodhi qe ne mengjes. Ju deri tani jeni impotente ne vendosjen e rendit zoterinj llomotites. Dhe na premtuat rend ne 100 dite dhe rend nuk do te thote te mburresh me nje cop fshat te pushtuar me 800 e kusur forca policore, por te krijosh siguri jete dhe prone ne cdo cep te vendit gje nga e cila jemi vite drite larg.

P>S> ku jane opinionet e muc fergeses (domate+veze tek ish ministria e ilir metes) dhe andrea berishofobit qe deri dje cdo gje e shihnin zi kurse sot nuk degjojne as zhurme tritoli e nuk shohin as vrasje per diten me diell.

AnnonTr meqe paske te dhena

AnnonTr meqe paske te dhena kaq te sigurta vrapo dhe merr 100 mije eurot.

Gjithmone ne shtypin shqiptar

Gjithmone ne shtypin shqiptar ka paranojake vullnetare qe e kane ditur me pare se cili do vase Santon e ndjere

Add new comment