Daçiç i indinjuar që Shqipëria nuk ngushëlloi Serbinë për viktimat e përmbytjeve. Është ish kryeministri i vendit që s’ka kërkuar ende falje për spastrimin etnik

Postuar në 23 Qershor, 2014 12:40

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se janë disa shtete që nuk u treguan korrekte ndaj Serbisë pas përmbytjeve të muajit maj dhe për këtë arsye, do t’u dërgohet reagimi zyrtar.

“Një nga këto shtete është Shqipëria”, ka thënë Daçiç në Samitin Ekonomik të Serbisë, transmeton Koha.net. Sipas Daçiçit, Shqipëria nuk i ka dërguar as telegram ngushëllimi Serbisë as që ndonjëri prej zyrtarëve të atij shteti është regjistruar në librin e zisë, kurse për ndihmë, siç ka thënë ai, “as të mos flasim”.

Në kushte “laboratorike”, qëndrimi i ministrit të jashtëm, deri dje kryeministrit të Serbisë, ngjan i kuptueshëm dhe indinjata është normale. Por të paktën në rastin e Shqipërisë, flasim për kryeministrin e një vendi që ja ka masakruar bashkëkombasit përmes një spastrimi të mirëfilltë etnik dhe jo vetëm që nuk ka kërkuar falje, por e ka quajtur për ulje të madhe dhe “sakrificë”, faktin që ka denjuar të hyjë në bisedime me kryeministrin e Kosovës. Nga ana tjetër, Daçiçit duket se nuk i kanë hyrë në sy ngushëllimet e homologut kosovar Enver Hoxhaj në fund të majit, pikërisht për viktimat e përmbytjeve!

 

a.k

Comments

Submitted by andej (not verified) on

<p>Enver Hoxhaj le te vazhdoje ti beje qejfin Brukselit dhe Eshtonit, mbase i vene nje note te mire ne sjellje. Me cfare kane bere serbet ket 130 vjetet e fundit, nuk i lan as deti as oqeani.</p><p>Pastaj si mund te indinjohesh se dikush nuk te ka derguar leter ngushellimi? Te kerkoj llogari une ty pse nuk me nis leter ngushellimi ti mua?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Serbet jane komb barbar. Asnje lloj ndihme apo ngushellimi nuk duhet te shkoje per keta gjakatare. Serb i mire eshte ai qe eshte i vdekur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.