“La Stampa”: Papa në Shqipëri, në vendin më mysliman në Evropë, për dialog, aty ku jetohet në harmoni fetare

Papa do të shkojë në vendin më mysliman në Evropë për dialog. Kështu e ka komentuar “La Stampa”, vizitën e lajmëruar të Papës në Shqipëri. Marco Impagliazzo (kryetar i Komunitetit të Shën Egidio) dhe Stefano Ceccanti (ish-president i Fucit), që të dy analizojnë vizitën e Papës së Vatikanit në Shqipëri, si një vend i dashur për Kishën Katolike, sepse këtu besimtarët u persekutuan si në asnjë vend tjetër, sidomos pasi diktatori Enver Hoxha në vitin 1967 e shpalli Shqipërinë shtetin ateist të parë në botë.
“Nuk dimë nëse ka arsye të tjera përtej kësaj, për vizitën e papa Francceskut në Shqipëri në 21 shtator”, thotë në këtë artikull historiani Marco Impagliazzo. Por sipas tij kjo është e rëndësishme që të bëhet ky udhëtim i parë në Evropë, i cili nuk përcaktohet në vende të tjera të Ballkani që janë më katolike, por pikërisht në Shqipëri. Sipas tij ky mund të jetë një moment shumë i rëndësishëm dialogu ndërfetar.
Stefano Cecceanti thotë se janë dy aspekte kryesore për këtë udhëtim të papës. E para lidhet me njohjen e një vendi ku katolikë, ortodoksë dhe myslimanë jetojnë së bashku shumë mirë, madje ata edhe në martesa përzihen midis feve. Aspekti i dytë është se kjo vizitë do të përforconte legjitimitetin e këtij vendi si një shtet normal dhe për këtë mund të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat në BE.
http://www.lastampa.it/2014/06/20/esteri/vatican-insider/it/...
S.S
Comments
As vendet me progresive ne
<p>As vendet me progresive ne bote nuk e kane harmonine fetare qe ka kombi shqiptar. Shqiptaret nuk identifikohen me fene por me kombesine. Martesat nder-fetare mund te jene ne nivel rekord krahasuar me vendet e tjera per numer popullsie.</p>
nuk e kuptoj perse bejne te
<p>nuk e kuptoj perse bejne te habiturin disa. harmonia fetare ne shqiperi ekziston prej faktit se te gjithe banoret jane te kombesise shqiptare. shqiptaret nuk jane komb i krijuar prej fese si greqia apo pakistani,po prej gjakut dhe gjuhes.</p>
Add new comment