Studimi: Kuvendi, më pak deputetë me grada shkencore se `91, shumica biznesmenë, juristë, mjekë

Instituti i Studimeve Politike ka dalë me një konkluzion pas studimit të bërë mbi diplomimin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë se, Parlamenti shqiptar dominohet nga politikanë biznesmenë një ndryshim total nga ai i vitit 1991 kur në këtë Parlament ishin ligjvënës me tituj shkencorë. Në studim dalin dy figura si ato me më shumë mandate dhe që janë pjesë e Parlamentit që nga 1991 si Sali Berisha dhe Namik Dokle.
Të dhënat e studimit thonë se në Parlamentin shqiptar më pak sesa 10% e deputetëve kanë tituj të lartë akademikë, 90% prej tyre i kanë marrë gjatë periudhës komuniste ose në vitet e tranzicionit. Ndërsa 19 deputetë kanë gradën MA dhe 8 prej tyre PhD. 6 deputetë janë edhe në proces studimi. Studimi thotë se 20 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë më shumë se një diplomë universitare dhe 4 prej tyre kanë më shumë se 2 diploma universitare.
Nga studimi thuhet se më shumë se një e pesta e deputetëve në parlament janë të diplomuar në juridik. Profesioni i dytë që dominon mes deputetëve është ekonomiku, biznesi, menaxhimi, marketingu etj. Ndërsa si kategoria e tretë renditet profesioni i inxhinierit dhe mjekut. Kryesisht studimet deputetët i kanë mbaruar në universitet shtetërore të Tiranës, Shkodrës, Kamzës, Elbasanit dhe Koracës. Nuk mungojnë edhe ata që kanë mbaruar studimet në universitet private.
http://www.gazetatema.net/web/2014/06/21/studimi-kuvendi-dom...
S.S
Comments
Edhe Lefter Koka ka diplome
<p>Edhe Lefter Koka ka diplome nga Universiteti Nderkombetar i Struges. Thone qe eshte lodhur shume per te marre provimet </p>
Add new comment