Aleksandër Furxhi në facebook: Berisha është bërë gaz i botës e plak lolo

Postuar në 20 Qershor, 2014 16:53

Gazetari i njohur Aleksandër Furxhi (ne foto me Ramën ne programin e tij 'Prizëm') është bërë personazh lajmi ditët e fundit në cilësinë e bashkëshortit të ministres. Dhe “merita” i takon S. Berishës me shpërthimin vulgar në parlament. Në fakt, përpara shpërthimit në parlament ai kish shprehur të njëjtat gjëra në një shënim të tijin në facebook, dhe Furxhi i është përgjigjur po në facebook një ditë më pas. Dhe 24 orë më vonë ndodhi ngjarja në parlament.

Furxhi ka qenë pjesëmarrës në darkën në nder të Tedi Papavramit ku, sipas S. Berishës, E. Rama u është vërsulur me fjalë fyese Ajola Xoxës e Mirela Kumbaros, dhe me shënimin e tij në facebook lë të kuptohet se veç ajo që thotë Berisha nuk ka ndodhur. Ai saktësisht thotë:

“Sali Berisha shkruan ne fb se bashkeshorten time Mirela Kumbaro, ne pranine time, Edi Rama e paska fyer me fjale jashte kandarit gjate nje darke, te cilat ai nuk I listoka dot…sipas tij une paskam mbetur I shtangur dhe si cung dhe eunuk oborri nuk paskam bere ze…ai qofte qe as nuk skuqet e as nuk verdhet nga genjeshtrat qe shkruan! Po kjo eshte pune e tij. Ne me shume se 20 vjet qe e njoh SaliBerishen per shkak te profesionit tim, jam I sigurt qe ai e di shume mire qe genjen. Deri ketu do e kuptoja arsyen e genjeshtres: thjesht per te bere politike sic behet ne Shqiperi. Per cilesine mjerane te politikes ne vendin tone Berisha eshte ati shpirteror I pakonkurrueshem, kete ka nje jete qe e di edhe bufi. Por, kur ai kalon ne fyerje personale e familjare, te cilat nuk i sjellin asnje bereqet politik, ngelet vetem te them: mjere kush behet gaz I botes dhe lolo ne pleqeri. Ahime!”

Shënim i respublica-s: Ne kemi marrë kontakt me pjesëmarrës të tjerë në atë darkë, dhe nga dëshmitë e dhëna na rezulton se ka pasur një diskutim të ndezur mes Ramës e Krastës dhe fyerje të të parit në adresë të të dytit (dy prej të ftuarve në atë darkë, që nuk donin të identifikoheshin, pretenduan se “këto fyerje janë lëshuar nga Rama edhe ‘në emër të miqësisë mes të dyve’; fjalët e lëshuara, megjithatë, nuk të bëjnë ta besosh këtë version), por nuk ka pasur asnjë fjalë fyese të Ramës në adresë të Kumbaros e Xoxës, apo të bashkëshortëve të tyre, Furxhiut e Veliajt.

Re.Pu.

Comments

Submitted by plaku lolo (not verified) on

mire berisha eshte bere lolo por te pakten ai e dha versionin e ngjarjes te plote kurse ky gazetar cfare gazetarie te pavarur mund te beje kur dhe statuset e fb te tij i ka te komanduara ...[deleted]

Submitted by Anonim (not verified) on

mire Berishes se i intereson politikisht te tjerre cfaredo lloj leshi qe i bie ne dore, po ju, qe jeni me te mire, pse vazhdoni te tirrni leshin e Berishes? And who cares nese i ka shfryre apo jo Rama Kumbaros, kur ky e ka shnderruar kete ne lolo, sepse nuk ka aktivitet kulture qe te mos jete Kryeministri, qe duket se ka marre persiper te jete edhe minister kulture? Mua kjo me duket shume me e rende.

Submitted by Albi (not verified) on

Po beni nje lajm njehere me cfare eshte thene tamam ne ate darke, pastaj me kunderdeklaratat e tjera.

Po edhe ju eunuker oborri jeni, mos u beni merak. Thjesht keni zevendesu Cilin dhe Tan Hoxhen si palacot e pushtetit te rradhes.

Submitted by billy (not verified) on

Po cfare eshte Berisha? Edhe sikur te jete perdorur fjala k...e, kush eshte ky qe t'i thote tjetrit, per gruan tende thone se eshte k...e! Po per nje fjale te tille shqiptari te heq koken. Dhe shqiptaret e burrat e vertete shqiptar, nuk perdorin kurre fjale te tilla. Keto jane thashetheme. Une kam degjuar keshtu, ai tjetri me ka thene ashtu. Tamam legen burre.

Submitted by Anonim (not verified) on

sander furxhi, ajola xoxe dhe erion veliaj dolen per te thene gjysmen e se vertetes. askush nga ata nuk mohoi sulmin rrugac te Rames ndaj Krastes. Rama eshte i njejti ne cdo tavoline. Ndryshimi kete here eshte se i eshte perveshur Krasta. kete nuk ka pritur Rama...dhe as ministrat e tredhur

Submitted by Anonim (not verified) on

krasta ka folur 20 min pas caprazllekut te Rames. atehere kur ai i shkeli gjithe normat e komunikimit. Krasta i tha " Ti qenke i nxehur, i paqete dhe i lodhur – Cka tregon qe je dhe kryeminister i dobet e i pafuqishem.” nuk eshte e vertete qe Krasta i ka thene te ka kapur mafia. Rama ka share tv ku punon Krasta dhe Krasta i ka thene – futi ne burg ata qe mendon se jane mafie…mos bej llam llam. Qeverite nuk bejne llam llam. ke nje qerre me halle dhe ke dy ore qe flet per nje tv privat. kjo eshte e paprecedente” Rama i ka thene ” Nuk po te flas si kryeminister por si mik. Krasta i ka thene ” Ti nuk e ke luksin te jesh here mik …here kryeminister, sillu si kryetar shteti. Rama te dale e te flase e mos fshihet pas statuseve te bashkeshorteve .

Submitted by Otto (not verified) on

Eunuk oborri je moo Sandri. Kete e di edhe bufi. Dhe ke te drejtemkur thua se mjere ai qe behet lolo ne pleqeri. Por edhe mjere ai qe e detyrojne te tjeret te behet lolo oborri. Por mos u merzit. Secili paguan cmimin e tij. Ky eshte cmimi i bashkeshortit te ministres ne kohrat e rilindjes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.