Llalla nis drejt Gjirokastrës Prokurorët e Krimeve të Rënda dhe drejtorët e hetimit

Postuar në 20 Qershor, 2014 08:49

Është zhvilluar sot mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në të cilën u prezantuan “Rregullat e sjelljes dhe etikës së Prokurorëve”, një dokument që përmban norma të detyrueshme për t’u zbatuar nga i gjithë stafi i prokurorisë, si edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Prokurorisë.

Gjatë mbledhjes u paraqitën, në bazë të kërkesave të ligjit, dy kandidatura për Këshillin e Prokurorisë, të dy nga prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, konkretisht: Petrit Fusha dhe Apostol Prifti. Në përfundim të votimit, trupa e prokurorëve zgjodhi anëtar të Këshillit të Prokurorisë Petrit Fusha, i cili mori 151 vota nga 194 të vlefshme, ndërsa kandidati tjetër,Apostol Prifti, mori 43 vota.

Adriatik Lalla Kryeprokurori i Përgjithshëm në përfundim të mbledhjes ka bërë të ditur se në Gjirokastër gjatë paradites së sotme kanë qenë prokurori i gatshëm dhe të gjithë oficerët e Policisë Gjyqësore. Megjithatë, ai menjëherë pas mbledhjes sipas një agjende të organizuar më parë, ai ka nisur drejt Gjirokastrës prokurorë të Krimeve të Rënda, përfshirë Drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Riorganizimi i prokurorëve për situatën në Gjirokastër vjen pas akuzave të ngritur nga Artan Didi, Kreu i Policisë së Shtetit, i cili tha se Policia është e vetme në Lazarat, pasi nuk ka shumë prokurorë. S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Eunuk i Berishes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.