Arvizu: Ajo që bëri Berisha dje në Kuvend ishte komedi, familja është forca e çdo shoqërie

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka komentuar incidentin e djeshëm në Kuvend, ku ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua me fjalë fyese për bashkëshorten e tij, ministrit Eion Veliaj. Ambasadori e ka cilësuar atë “komedia e së enjtes”.
Arvizu ka shfrytëzuar sot një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, për të dhënë mesazhin se forca e çdo shoqërie dhe vendi nuk është pasuria dhe politikanët që ai ka, por familja dhe komuniteti.
“Forca e çdo shoqërie e cilitdo vendi nuk është pasuria dhe politikanët që ai ka, mund ta them këtë edhe për komedinë që çdo të enjte shikojmë, siç ishte komedia e djeshme në Parlament. Forca e çdo shoqërie është familja e komuniteti, ndaj është me rëndësi që ato të bëhen të fortë e të kenë kurajë, shpresë e besim”, është shprehur Arvizu.
S.S
Comments
A e kupton PD se ku po e

A e kupton PD se ku po e katandis Berisha kete parti? Ai si i mbyturi po e mer ate me vete. Nese ambasadoret te japin kete vleresim, atehere ku eshte mbeshtetja e kesaj partie ne kancelarite boterore?

Lul Basha, duhet t'a gjeje veten, sepse nuk po duket ku eshte. Ose te hap krahun se ka plot burra demokrate qe dijn t'a nxjerrin PD nga llumi ku e ka zhytur dhe po e terheq me force, per ta mbytur , Berisha.

Pergjigje e zgjuar dhe e

Pergjigje e zgjuar dhe e hapur,per te dyja palet.

Diplomatikisht e shkelqyer.

Nese Rama ia ka thene Veliajt ato fjale dhe nese ai (Veliaj)ve politiken mbi familjen,atehere eshte per te ardhur keq dhe e ve Veliajn ne nje pozicion teper servil dhe te frikesuar.

Nese eshte jo e vertete,atehere eshte fatkeqesi per Berishen.

Ramen e votuam qe ta bejme

Ramen e votuam qe ta bejme kryeminister dhe qe ti japim privilegjin te dale ne TV cdo nate.

Berishes po ashtu ja dhame pergjigjen qe meritonte le bej ham ham kot si qeni leh naten. Po kete legenin ne matuf kush e votoi qe te na dale ne lajme cdo nate. Shko u burr aman kur do mbaroje ky mandati jot, se je bere i peshtirosur fare!

Fjalet e ambasadorit jane te

Fjalet e ambasadorit jane te paanshme dhe shume diplomatike.

Fare e thjeshte :Nese eshte sajim,Berisha kalon edhe pragun e genjeshtres,por nese eshte e vertete atehere eshte per te ardhur keq qe nje post te ben te pertypesh edhe poshtersira te eprorit.

Add new comment