Akademia e Shkencave përkujton “Revolucionin e Qershorit”. Beqir Meta dhe Valentina Duka flasin për mungesë diversiteti mendimesh dhe glorifikim

Postuar në 19 Qershor, 2014 02:39

“Panorama” shkruan sot se Akademia e Shkencave bashkë me Fondacionin për Kulturë dhe Arte “Fan S. Noli” organizojnë në datën 24 një konferencë për përkujtimin e atij që në historiografi njihet si Revolucioni i Qershorit. Gazetarja Alma Mile që informon mbi aktivitetin, nuk ka munguar të komentojë edhe vetë mangësitë që sjell sipas saj me vete ky aktivitet. “Pasi u mësuam 50 vjet vetëm me një lloj trajtimi të kësaj ngjarjeje, ndryshimi i sistemeve solli diversitetin e mendimeve”, shkruan gazetarja Mile për të dalë në fund me pyetjen: Ka qenë revolucion apo grusht shteti? Kësaj pyetjeje konferenca  mesa duket nuk do t’i japë përgjgje, pasi kumtesat do të theksojnë rolin e Nolit dhe nuk do të merren me nxjerrjen e tij në dritë të re historike. Madje sipas Miles ftesat nuk u kanë shkuar as Institutit të Historisë dhe as Departamentit të Historisë. Dhe zërat e parë janë shfaqur. “Edhe pse jam akademik jam përjashtuar nga disa aktivitete. Më vjen shumë keq që ky institucion është katandisur në këtë mënyrë”, thotë Beqir Meta. “Aktivitet Old Fashion” e quan Valentina Duka, duke pranuar njësoj si Meta se ngjarja duhet përkujtuar, por duhen shmangur glorifikimet.

s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Nuk me duket se ka ndonje ndryshim esencial midis revolucionit dhe grushtit te shtetit. Ne fund te fundit jane dy rruge te ndryshme per te permbysur pushtetin me dhune.......ne njerin rast ne kete dhune perfshihen turmat, me demek populli, ne rastin tjeter turmat rrine urte se punen e mbaron ushtria, ose ndonje organ tjeter i armatosur i shtetit egzistues.......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.