Janullatos: “Ata që sulmojnë Kishën kanë qenë në shtabin e Enver Hoxhës. U publikua vetëm një intervistë nga tre që u morën”

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka reaguar ndaj asaj që ai e konsideron sulm të orkestruar dhe të qëllimshëm ndaj kishës. Janullatos duket se ka zgjedhur një meshë në Tiranë, duke iu drejtuar pra besimtarëve, për të sqaruar pozicionin e vet, por edhe për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve. Dhe duhet thënë që nuk është kursyer. Ai ka vënë gishtin mbi protagonistët e sulmit, siç e quan ai atë që ndodhi me pas shenjtërimin e Katedrales së Tiranës, mbi median, që sipas tij, ndonëse mori dy intervista të tjera, publikoi qëllimisht vetëm një, por edhe me lojën që bëhet me At Nikoll Markun. Pjesa më poshtë është një fragment i zbardhur nga ajo që ka deklaruar Janullatos:
“Ishte një ngjarje unikale nga ana historike. Nuk kishte ndodhur për 20 shekuj qëkur këtu ka ekzistuar kisha. Ditët që pasuan, disa persona ishin të shqetësuar. Dhe arritën që me anë disa emisioneve shpifëse që këta realizuan dhe me shkrime të mbushura plot me helm, që të ndryshojnë kuptimin e këaj dite dhe që të bëjnë një sulm mjeran ndaj Kishës sonë Ortodokse. Gjoja gjetën rast nga një intervistë që u dha jashtë kishës. Jam i detyruar që t’u them disa të vërteta që edhe ju të jeni të informuar, por edhe të tjerë që pyesin të vihen në dijeni. Nuk kërkuan intervistë me Patriarkun Ekumenik, as me atë të Rumanisë, i cili është sot personi më i rëndësishëm në një vend që ka 18 milionë të krishterë; nuk morën intervistë nga kryepeshkopi i Athinës, ai vetë është arvanitas, as nga ai Qipros. Morën dy intervista të tjera; nga ai ai i Polonisë, i Jerusalemit, por nuk publikuan asgjë nga këto. U rrekën që të bënin një zhurmë politike nga asgjëja dhe vunë tituij që ishin aspak dinjitozë dhe të një niveli fare të ulët. Këto tregojnë ligësinë me të cilën këta shikojnë ditët e bukura që po kalon kisha. Disa thonë historianë dhe rreken që të helmojnë opinionin publik. Janë ato qarqe që persekutuan kishën, ishin pranë shtabit të ngushtë të Hoxhës dhe sot përpiqen të na japin leksione rreth fesë. Nuk bëjnë pjesë në kishën tonë, shpesh deklarojnë se nuk besojnë asgjëkundi dhe duan që të kenë udhëheqeje te kisha jonë. Në çdo vend që do ndodhte kjo, mund të bëheshin shumë denocnime për shpifje. Por e dini shumë mirë sesi funksionojnë këtu gjërat. Madje herë pas herë nxjerin edhe një papagall që me vështirësi mund të thotë ndonjë ide, ja shkruajnë dhe ky rreket që të thotë gjërat më të pamundura ndaj kishës ortodokse. Nëse duam të marrim një shembull. Deklaron dikush se është mjek kirurg dhe askush nuk e njeh për këtë cilësi. Do të shkonit te ky për të bërë operacion, meqë deklaron se është patriot? Dikush deklaron se është prift. Askush nuk e njeh të tillë në të gjithë botën. Dhe meqë disa televizione paguhen shumë nga disa qarqe e shfaqin atë si patriotin kryesor që mund të ekzistojë”.
http://orthodoxalbania.org/old/index.php/lajme/2262-shpifjet-kunder-kish...
s.z
Comments
Qarqe prane Hoxhes, qe ka 30

Qarqe prane Hoxhes, qe ka 30 vjet qe ka kthyer patkonjte?! Si nuk u pergjigjen njehere drejt per akuzat qe ju behen keta nastradine! Kesaj here madje akuzat jane aq konkrete sa me nuk behet! Dhe eshte e qarte qe nuk po i drejtohen te gjithe KOASH por vete Janullatosit.

Po pse e keni shkruar shqip.

Po pse e keni shkruar shqip. Janulla nuk di shqip. Ne nuk e kuptojme cfare do te thote. As ne kete rast.

Nuk e kupton sepse ti gjen

Nuk e kupton sepse ti gjen veten tek ata te cilet i drejtohet Janullatosi.

Bravo Kryepeshkopi. Nje

Bravo Kryepeshkopi. Nje pergezim te madh per urtesine dhe sqarimet tuaja. Ata qe flasin kunder Kishes tashme i dime mire se cilet jane. Ato jo vetem patriote nuk jane por une do i quaja fytyra me e shemtuar e Shqiperise.

Nqs eshte urtesi dhunimi i

Nqs eshte urtesi dhunimi i varreve te civileve si ne rastin e Kosines e Boboshtices, atehere vertet qe Janullatosi po e udheheq me urtesi kishen.

Nuk e kuptoj pse ky zoteri

Nuk e kuptoj pse ky zoteri nuk e leshon kishen dhe te iki por rri leshon akuza e kunder-akuza vetem per te hedhur balte sa lart e poshte.

Jam i datelindjes 85, orthodoks por nuk e dua kishen nen drejtimin e Janullatosit e per arsye nuk ndjek asnje meshe derisa te jete ky person. Dhe tani qe po e sulmoj c'fare do te thote kjo qe dhe une kam qene ne shtabin e Enver Hoxhes??

Mua nuk me perfaqeson Janullatosi e as nuk ka per te me perfaqesuar ndonjehere...

Shembulli me perfekt,Pellumb

Shembulli me perfekt,Pellumb Xhufi,dhender i bllokut

Janullatosi ngaterron me

Janullatosi ngaterron me qellim "sulmin ndaj Kishes" me sulmin ndaj personit te tij. Kisha eshte e jona dhe e duam, ai eshte i huaj dhe uzurpator.

Nqs Kisha do ishte "juaja"

Nqs Kisha do ishte "juaja" atehere do silleshit ashtu sic predikon Kisha...

Me shume mllef e keni zene

Me shume mllef e keni zene urtesi, qetesohuni pak se jeni ne moshe dhe ju vjen ndonje atak ne zemer. Dhe do na ngelet peshe ne ndergjegjje neve qe "shpifim" dhe nuk jemi "anetare te kishes". Personalisht jam shume i ndjeshem ndaj ketyre rasteve.

Dhe mos flisni me kaq urrejtje, pak me tolerante, se zemerohet perendia dhe dergon Shen Pjetrin t'ju marre lart ne parajsen qiellore, atje ke e keni vendin.

Ju erdhi hakut Xhaxhi dhe mire beri.

Keta qenkan vertete mjeshtra

Keta qenkan vertete mjeshtra per tu pergjigjur si Nastradini kur ju vihen ne dukje fajet e tyre.

Akuzohet Janullatosi, kryetari i KOASH se ka meshuar greqisht, dhe ky Nastradini thote qe "te ftuarit kane meshuar ne gjuhen e tyre"?! Ej pike e zeze

Hiqe te pakten pseudonimin

Hiqe te pakten pseudonimin Himara, sepse po te ishe himrjot duhet ta dije se te gjitha meshat ne Himare behen ne greqisht ne gjuhen qe aty flitet prej mijera vitesh.

Meshat jane bere ne greqisht

Meshat jane bere ne greqisht kudo ne jug deri sa u krijua KOASH. Ne Himare mund te jete folur perpara gjuhes greke, sipas rradhes shqip, sllavisht, greqisht dhe ilirisht. Dhe une mund te jem nga zona e Himares apo mund ta kem emrin Himara, mund te jem shqiptar ose grek etj, kjo nuk ka rendesi. Rendesi ka te qenurit "himariot" mos te kuptohet si te qenurit mbeshtetes kamikaz i çdo nastradinlleku te mundshem.

Te qenurit Himarjot nenkupton

Te qenurit Himarjot nenkupton nje pjesetar te nje shumice banoresh te ketij vendi qe jeton ne pune te vet, ruan gjuhen e zakonet e vet, njekohesisht e hapur ndaj kultures boterore (shume me shpejt se banoret e teritoreve te Shqiperise), e me talent per njohjen e gjuheve te tjera, fqinje ose jo. Nqs te rruash keto vyrtite dmth te behesh "kamikaz" atehere me duhet te pranoj se uroj te kemi sa me shume te tille kamikaze. Sa per ilirishten, nuk ka prova te kesaj gjuhe as gjekte e jo me ne Himare ku te dhenat arkeologjike flasin me se shumti per nje trashegimi te lidhur me qyteterimin grek. E kuptoj alergjine qe ka nje pjese e vogel e indoktrinuar ndaj fqinjeve tane, por megjithate ajo nuk i ka penguar nje milione shqiptare qe ta ndertojne jeten e tyre pikerisht aty ky flitet greqisht , rrjedhimisht femijet e tyre arsimohen greqisht. Prandaj shqiptaret ne teresi jo vetem nuk kane alergji per greqishten, por jane nder emigrantet qe e zoterojne ate me mire ne saje dhe te afersise shekullore. Shkurt, te merresh me diskutime te kota rreth nje protokolli kishetar apo meshe te cilin nuk e ke pare kurre nuk prodhon gje. Rendesia ka bredia e predikimit e cila eshte e jejte per gjithe krishterimin.

Stefan nuk mund te flitet me

Stefan nuk mund te flitet me ne shek. XXI si ndonje fshatar kopetent qe fillon te shpjegoje çdo gje, prej kultivimit te misrit e deri tek astrofizika. Nese do te sjellesh ndonje perkufizim te "himariotit" hape ndonje fjalor gjuhesor dhe pastaj vazhdo, nese do te flasesh per historine hap ndonje liber qe nuk eshte grek me pare, e keshtu me rradhe. Pikerisht kete dua te te them prej fillimit. Sot nuk mund te genjehen m njerezit si ne kohen e Shen Kozmait apo te Nastradinit. As nuk mund ti evitosh kritikat qe te bejne per helenizimin e KOASH duke i sulmuar personalisht ata qe nuk korruptohen me ndonje pension apo vize. Ti mbaje kulturen greke per veten tende dhe e trashegofsh edhe tek femijet e tu, por edhe ne te tjeret kemi te drejte te kerkojme sherbime fetare ne shqip apo qe te mos lyhen katedralet e Tiranes mes ngjyra te bardha dhe blu

Hiresi! Nuk eshte e hijshme

Hiresi! Nuk eshte e hijshme qe te na marresh per leshko. Akuzat e prof. Kristo Frasherit dhe te shume intelektualve te tjere ortodoks jane per Ju personalisht qe keni uzurpuar Kishine tone, Kishen Autoqevale te Shqiperise. Keta intelektuale dhe gjikush nga ne qe jemi ne nje mendje me ta, nuk jane as kunder Kishes Ortodokse as kunder besimeve te tjera.

Nuk te ka hije te dredhos Hiresi. Masmedia nuk u mor me ty, perkunderazi veprimtaria inaguruese u mbeshtet nga e gjithe media edhe nga politika shteterore. Masmedia transmetoi intervisten e kryepriftit serbe, mysafiri yt qe fliste dhe mbronte krimet e kryera ndaj shqiptareve si te ishte nje fashist i thekur.

Hiresi! Ik e na lere ne punen tone. Nuk te kemi besuar dhe nuk te besojme dot per shume sjellje te tuat, por edhe sepse ende nuk ke thene nje fjale per etrit e Kishes sone te marterizuar nga te paret e tu qe donin te na ndryshonin kombesine nga shqiptare, sic e kemi quajtuar veten ne dhjtera shekuj, ne greke. Ne krye te kesaj doktrine kriminale ka qene kisha jote Greke qysh nga fillimi i shekullit 18.

Janullatos nuk ka uzurpuar

Janullatos nuk ka uzurpuar Kishen. Ai eshte zgjedhur nga patriarkana e Stambollit dhe ne ortodoksit e vertete shqiptare e kemi pranuar dhe do e mbeshtesim, doni apo nuk doni ju palaco

I nderuari Anastas te rroje

I nderuari Anastas te rroje dhe nje 100 vjet te tjera,por jam kurioz te di se pse o Dritan shqiptari nuk do te qe nje shqiptar mbas tij,cke qe behesh nervoz?!

Sepse per tu bere kryepeshkop

Sepse per tu bere kryepeshkop nuk eshte si te marresh patenten ne Tirane me mik tek komisioni. Ju jeni mesuar ti bini qylit gjithe jetes. Ka rregulla i nderuar, ka RREGULLA!!!

Argumentet e tua nuk

Argumentet e tua nuk qendrojne Dritan, per me teper pse ke dale me shpate ne dore ketu per te mbrojtur Janullatosin??!! Mos valle je nga ata qe perfitojne te mira materiale nga Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare(Greke) ?!

Une jam orthodoks, nuk i di rregullat sesi zgjidhet Kryepeshkopi i nje vendi por di nga historia se Janullatosi erdhi ne Tirane ne fillimin e 90 per te trajnuar dhe udhehequr prifterinjte shqiptare per ringritur kishen Orthodokse dhe me tej duhet te ikte.... Por nastradini Janullatos perpos ketyre qellimeve kishte dhe qellime te erreta dhe kete e tregon historia, duke nisur nga zhvarrimet dhe eshtrave me dhune e deri tek piramidat e reja kufitare te ndertuara me 'lapidaret' e ushtareve te rene greke gjoja te vrare ne mbrojtje e siper te trojeve greke nga uzurpatori pushtues fashist Shqiptar i lidhur me Italine fashiste..

Ah more djale, une te te

Ah more djale, une te te sjell ty ketu 1000 argumenta dhe ti kurre nuk do jesh ne gjendje te me pergjigjesh. Pse mendon qe une duhet te fitoj te mira materiale nga Kisha???? E di ti cfare jane te mirat materiale???? Une punoj dhe kontribuoj kur kam mundesi per Kishen dhe per te varferit te cilet Kisha ndihmon.

Nese ju jeni ortodoks atehere duhet ti dinit me se miri rregullat. Pra edhe ju e pranoni qe ai erdhi, dhe nuk e uzurpoi Kishen. Cilat qenkan keto qellime te keqija? Mund te na i thuash? I mbeshtet dot me prova?????

Ato te tjerat qe thua jane idiotesira qe nuk kane lidhje me Janullatosin. Behuni objektiv dhe ju urryes.

Eshte kote te perpiqesh tu

Eshte kote te perpiqesh tu mbushesh mendjen njerezve qe nuk njohin rregullat e kishes se kryepeshkopi ne kishen orthodhokse nuk zgjidhet ashtu si presidenti njehere ne 5 vjet. Cuditerisht keta njerez qe nuk besoj se kane shkelur ndonjehere pragun e kishes si besimtare i shqeteson pse 20% e pjeses orthodhokse te Shqiperise ka ne krye nje person me shtetesi te huaj qe erdhi ne nje kohe qe kisha ishte krejt e rrenuar me personel fetar shume te pakte e te pakualifikuar. Cuditerisht shqetesohen per te foluren greqishte te tij sporadike qe ne raport me fene psh musilmane eshte nje pike vese kur dihet se ky 70 % -esh predikon arabisht 100% !

Dhe nuk shikojne mrekulline qe beri hiresia e tij Anastasios me kishen orthodhokse shqiptare, me nje personel krejtesisht shqiptar, me nje akademi ne Durres, me universitet, ndihme e gjitheanshme shqiptareve ne nevoje per te lehtesuar problemet e tyre. Mos prit ti mbushesh mendejen ketyre medje-ligeve. Rendesi ka si ndjehen shumica e orthodhokseve.

Nikolaos Gatzoyiannis cdonte

Nikolaos Gatzoyiannis cdonte ne ceremoni ate dite duke ditur qendrimet e tij antishqiptare. A nuk eshte nje provokim nga ana juaj?

Kush e ka percaktuar qe

Kush e ka percaktuar qe qendrimet e N. Gage jane antishqiptare? Blogistet "patriote"? Edhe vete Berisha u detyrua ta prese N. Gage ne prani te personaliteteve amerikane, duke terhequr mbrapsht akuzat e tij per kete publicist e shkrimtar te shquar greko-american, qe ne se ka bere ndonje "krim" eshte se mbron te drejtat e epiroteve, si kryetar i Panepirotic Federation of America (POA).

Ja si e shpjegon ai pranine e tij ne shenjterimin e katedrales se Tiranes: "On my recent trip to Greece and Albania, I met with leaders of both countries and moved to promote the issues of most concern to the Greek minority in Albania with the help of Vice President Menelaos Tzelios, who was with me in Tirana. We went to the Albanian capitol for the consecration of the magnificent new cathedral, the Ressurection of Christ. We were invited because POA was instrumental in persuading the Albanian government to give land in the main square of Tirana for the cathedral and we seized the opportunity to meet with Albanian and Greek minority leaders who were also in attendance".

Ouuuu??? Por per qendrimet

Ouuuu??? Por per qendrimet antigreke te injoranteve shqiptare do thuash ndonje gje?

Mua nuk me bezdis Nicolasi, por shqiptari injorant

I lumte kryepeshkopit per

I lumte kryepeshkopit per keto qe tha besimtareve dhe ata qe duan te degjojne te verteten. Ja menjehere u aktivizuan keta antiortodokset neper portale, kuptohet nen ombrellen qesharake tashme, qe e perdorin te gjithe, ate te patrioteve. Ja ligesia, ja shpirti urryes, ja patriotet sharlatane. Me pelqeu shume ajo qe tha kryepeshkopi Anastas Janullatos per tipat e tille (gazetare, shefa mediatik, politikane, shiksa te vjeter e te rinj, dordoleci Nikolla Marku etj.) "Këto mashtrime të këtij lloji do të mbeten unikale brenda historisë. Dhe këto mund t’i përshkruajnë historianët e famshëm”. Shqiperia e cudirave. Keshtu po diskretitohemi ne bote.

Ore ia tha mire Mustafa Nano

Ore ia tha mire Mustafa Nano gazetarit adoleshent karierist Thimi Samarxhi.

Me tipa te tille gazetaresh si Thimio qe sajojne probleme dhe me ata qe e vune Thimion me keto diskretitohet Shqiperia ne boten gazetareske dhe sociale.

Kryepeshkopi duhet te jete
Kryepeshkopi duhet te jete Shqiptar ,ky eshte rregulli kryesor.por une ju kuptoj edhe ju qe e mbroni Janullen.Shqiptari te vret per dashnoren.
O Dritan. Nga ta fillosh me

O Dritan. Nga ta fillosh me ty mer burr. Ti je shume sensibel per fene dhe pretendon te tjeret (qe pa dyshim jane shume te keqinj sipas standardit tend) te mos cenojne asnje sensibilitet tendin dhe pastaj fyen dhe paragjykon pa pyetur per sensibilitetin e te tjereve. Pyete njeher veten(po me te qete dhe me ciltersi ama) ceshte ky pershkop qe vjell vrer ndaj historianeve, gazetareve, politikaneve, pjestare te komuniteteve te tjera fetare, pjestare te komunitetit te tij por qe jane kundra platformave te tij joreligjoze (objekti kryesor i ardhjes se tij ketu mesa duket), policise se shtetit, shefave te shikut, permbarimeve private, varreve dhe te vdekurve, sensibiliteteve shqiptare, Kosoves, Camerise, kishave tradicionale shqiptare etj etj etj etj...Mos valle eshte e thjeshte te nxjerrim nje konkluzion fare racional qe ky Peshkop eshte kundra cdo gjeje shqiptare. Sado me racionalitet te mendoj dhe analizoj une nuk arrij dot ne nje konkluzion; a kam te bej me nje djall apo nje njeri religjoz. Mjekren e ka te te dytit, por punen e ben te te parit. Dhe nuk eshte veshtrim nacionalist shqiptar o dritan o dele e urte e perendise, perkundrazi nese objekti primar i punes se tij nuk eshte grigja e tij por direktiva te dala nga ca libra te mykur ne athine apo stamboll, ateher ai ska per te pasur respektin e shqiptareve.

Per ty eshte e thjeshte o Dritan. ty te duket sikur ke dy variante diametralisht te kunderta; Kishen ose Shqiptarine (me presupozimin gjithmone qe ti je shqiptar). Por jo mor Dritan se nese kerkon thelle dhe me objektivitet origjinen tende (gjithmon nese je shqiptar) mbase je nga ata qe mallkoheshin vetem vetem se luftonin per kete qerrata vend dhe se donin te hapnin nje shkoll ku te mesohej gjuha qe flitej. Po ti maresh keto ne konsiderate o Dritan i genjyeri, ateher do adaptoje ate shprehjen e famshme ballkanike (perfshi greke)- per fe e atdhe - sic e ben dikur shqiptaret ortodoks, paraardhesit e tu. Lufto o Dritan per fe e atdhe, por duhet te besh zgjedhjen tende se ke konsideron ti atdhe. Me qenie hibride dhe pa shtylle kurrizore jam i ngopur deri ne neveri.

Qe ta mbyll o Dritan (se mbase nuk meriton kaq shume rreshta); mos hajde te na predikosh per te mirat fetare te sjella me frymen e shenjte nga hiresia e tij kryepeshkopi (dhe jo kryepiskopi; ne nuk kemi limitime gjuhesore). Por ne ndryshim thuaj me mire qe kam nderruar atdhe dhe po mbaj lart divizen greke-per fe e atdhe.

Add new comment