Ish presidenti Moisiu: Amnistinë prej nga përfitoi Mahmutaj, e përgatitën Bumçi dhe Olldashi

Postuar në 17 Qershor, 2014 12:54

Mund të quhet ndër momentet më të sikletshme profesionale për ish presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, dhe kjo shumë vite pasi ka lënë detyrën: megjithatë ai ka reaguar mbi faktin se një nga personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit, Gate Mahmutaj, është liruar nga amnistia e firmosur prej tij. Moisiu sqaroi për A1 Report se amnistia nuk ka qenë personale, por e përgjithshme, por nënvizon se dosja e faljes është hartuar në bashkëpunim edhe me ministrinë e Brendshme, që drejtohej nga Sokol Olldashi dhe ajo e Drejtësisë, që drejtohej nga Aldo Bumçi. Mahmutaj, person me precedentё kriminalë, i dënuar me 23 vite burg nga gjykata, arriti të kryente vetëm 1 muaj burg, kjo pas një faljeje nga Presidenti i Republikёs i asaj kohe, Alfred Moisiu, në vitin 2006. Vërtet Moisiu firmosi një grup një amnisti që ja sollën dy ministra, por stafi i tij juridik a nuk e verifikoi dot listën? Të jesh i dënuar me 23 vite dhe kryesh vetëm 30 ditë burg…

a.k

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Dhe te mendosh se nje vajze te perdhunuar qe me se fundi vendosi te merrte hak mbi perdhunuesit, nuk i jepet falje ose te pakten nje denim simbolik, ndose edhe vete Kadare i kerkoi presidentit te sotem&nbsp; qe ai ti leshoje nje dekret faljeje per te</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.