Kadare, intervista: Armiqësimi i shqiptarëve me Europën, projekt famëkeq serb

“15 vjet më parë në historinë e Evropës dhe të SHBA-ve ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur. Me dhjetëra kanë qenë popujt që kanë ëndërruar një mbrojtje të tillë e që, për fat të keq, nuk e kanë pasur dot”, thotë shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë nga Arbana Xharra për gazetën Zëri të Prishtinës. Kështu që, sipas tij, mirënjohja shqiptare duhet dhe do të jetë, pa dyshim, e pafundme. Por sa i përket rritjes së disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, Kadare thotë se ky akt është më shumë se mosmirënjohje. Sipas tij, ky është një projekt i hershëm serb. “Famëkeqi drafti i Cubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë – Europë”.
Lexoni në: http://www.zeri.info/artikulli/38178/kadare-shqiptaret-jane-...
a.k
Comments
"Por sa i përket rritjes së

"Por sa i përket rritjes së disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, Kadare thotë se ky akt është më shumë se mosmirënjohje. Sipas tij, ky është një projekt i hershëm serb"-dmth duhet te besojme se pas doktrinave fetare musilmane qe prodhojne xhihadiste per te luftuar ne Siri dhe hedhur ne ere baza amerikane qenkan serbet sips Kadarese! Megjithe nderimin qe kam per Kadarene, kjo thenie me kujton ato te grave te "Sokakut te marreve" ne Gjirokaster.

Eshte bere rregull, cdo gje

Eshte bere rregull, cdo gje qe thote ky individ, nuk mund te diskutohet. Kusdo e ka te qarte se Kadare mund dhe duhet vleresuar per ato qe thote ne raport me te shkuaren, por deklaratat e tij ne raport me te ardhmen shfaqin kufizime serioze. I tille duket edhe ky deklarim, kur thote se serbet per mision tradicional kane armiqsmin e shqiptareve me europen. Duket sikur Kadare te keqen e kerkon sizakonisht jashte nesh. Por nuk ka pr te qene e larget dita dhe koha do ta vertetoje, se gabimi qendon tek menyra sesi ne qeversim vetvehten. Nuk do te jete e larget dita, kur forca brenda Kosoves te kerkojne lagimin e KFOR-it, me argumentin se tashme Kosova eshte e afte per t'u vetqeverisur. Dhe nese KFOR largohet, jo me shume se dy vjet jane te mjafte qe vete kosovaret ta bejne camur vendin. Atehere do dale ne skene Serbia. Aktualisht, ata e kane kupuar se duhet te bien dakord me cdo kerkese te Europes ne raport me Kosoven. Ata do te nxitojne per te hyre ne Europe si e vetmja rruge per te rimare Kosoven. Dhe jemi ne, me menyren se si qeverisim vehten qe do ju lehtesojme gjithcka.

Si s'gjendet kush ta

Si s'gjendet kush ta keshilloj kete njeri

te rrij menjane ketyre puneve qe s'kane lidhje me Nobelin!

U be si Berisha ky: ka dhene doreheqjen dhe flet me vehten!

Si s'e kupton se nuk e degjon me kush, xhanem?!

Add new comment