Kryeministri, intervistë për RFI: “Shqipëria nuk është një vend mysliman, por është një vend europian”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dhënë një intervistë Radio France Internationale në të cilën është pyetur për statusin dhe qëndrimin e Europës. Ka rëndësi një pyetje e cila lidhet me strukturën fetare të Shqipërisë, e cila përcakton një gjeopolitikë të vetën në raport me Europën. Gazetari ka kërkuar të heqë një paralele mes anëtarësimit të Turqisë si vend mysliman dhe Shqipërisë si vend me shumicë myslimane. Për Ramën, anëtarësimi i Turqisë do të ishte një gjë shumë e mirë për Europën, por në raport me Shqipërinë krahasimi nuk qëndron. Ja se çfarë ka thënë kryeministri: “Nuk ka krahasime, edhe pse, ka një reflektim për t’u bërë, në rastin e Turqisë, një Turqi në Europë do të ishte sot një Turqi me demokraci shumë më solide. Pikë. Por edhe ky është një diskutim tjetër. Kjo do t’i bënte më shumë mirë sesa keq Europës. Por Shqipëria është tërësisht një rast tjetër, Shqipëria nuk është një vend mysliman, Shqipëria është një vend europian, me myslimanë dhe të krishterë që festojnë së bashku, Ramazanin dhe Krishtlindjet. Është një rast unik dhe i mrekullueshëm i bashkëjetesës që do t’i vlente shumë edhe Europës. Dhe jam i bindur që Shqipëria dhe Ballkani ka nevojë për Europën ashtu si Europa ka nevojë për Shqipërinë dhe Ballkanin”.
http://kryeministria.al/al/newsroom/lajme/intervista-e-kryeministrit-edi...
s.z
Comments
Shqipëria është vend
<p>Shqipëria është vend Evropian, por sillet si mysliman. Xhamiat në Shqïpëri, mbi 700, thirrin eznin me altoparlantet e kaurit, sepse vendet islame dhe Shqipëria si ato, nuk munden as edhe një gjilpërë ta prodhojnë, jo më altoparlante. Thirrja e zhurmshme e ezanit me altoparlante e thyen ligjin demokratik 2 herë, por ligji nuk zbatohet. E nëse ligji nuk zbatohet në një vend, atëherë nuk kemi të bëjmë me shtet Evropian, popr me shtet mysliman. Kryeministri tëshikojë zbatueshmërinë e ligjeve në vend si dhe orientiminreal të Shqipoërisë drejt Evropës, të shikojë mundësinë e investimeve dhe zhvillimit të Shqipërisë, si dhe hapjen e humë vendevetë punës, ku shqiptarët do të merren me punë, e jo me fe! Vetëm nëw vendet e varfëra, feja luan rol si këtu tek ne, ndryshe nuk merret kush edhe aq shumë me të.</p>
Gabim. ne jemi nje vend
<p>Gabim. ne jemi nje vend myslyman dhe nuk ka asgje te keqje per kete.</p>
Add new comment