Nano dominon festën e PS-së pa qenë i pranishëm

Postuar në 13 Qershor, 2014 02:19

Ish-kryetari historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 23-vjetorit të PS-së, që u organizua dje në Muzeun Historik Kombëtar.

Por, këtë herë ndryshe nga se ka ndodhur më parë në drejtimin e Edi Ramës, PS është kujdesur për figurat e kaluara të socialistëve.

Në dokumentarin rreth 12 minuta të shfaqur në ekranin e madh, Fatos Nano, ishte figura dominuese e historisë së partisë, me të gjitha etapat që ai pati në krye të socialistëve, nga dita e themelimit në 12 qershor 1991, burgosjes nga Berisha në 1993-shin, seancave gjyqësore me pranga në duar, lirimit në 1997-ën dhe më pas si kryeministër dhe kryetar partie.

Në dokumentarin me pamje filmike dhe foto historike të viteve ’90, PS-ja e vitit 2014 i bëri tribut figurave kryesore të 23 viteve të shkuara të së majtës. Nuk mungoi respekti dhe vlerësimi për Rexhep Meidanin, Sabit Brokajn, Ndre Legisin, Arben Malajn, Arta Daden, Pandeli Majkon, Ben Blushin, aleatët si Skënder Gjinushi, apo Paskal Milo dhe pa dyshim për Ilir Metën, ish-kryeministrin e viteve 2000 dhe tashmë aleati strategjik në bashkëqeverisjen PS-LSI, shkruan "Shekulli".

Por edhe disa sekuenca filmike për hyrjen e Ramës në PS, garave zgjedhore, eksodit të kosovarëve në kohën që kryeministër ishte Majko, kryesimit të opozitës prej vitit 2005, fushatave elektorale, grevës së urisë përballë kryeministrisë, protestës popullore të 21 janarit dhe pas përmbysjes së rezultatit të Tiranës për zgjedhjet e 8 majit 2011. 

S.S

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Rama ju ben tribut ne festa, ama i ka perjashtuar te gjithe. I madh fare eshte :) Kete lloj cinizmi edhe Berisha do ja kishte zili, ai te perjashton e nuk ta permend me emrin dhe te le rehat. Ky ka qef edhe me u tall.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.