Dom Gjergj Meta": “Ky është një mëkat...”

Kanë kaluar më shumë se tri ditë, por është e pranueshme të mendohet se të gjithë e mbajnë mend valën përvëluese të çështjes “Irinej” që bëri tërë atë zallamahi patriotike në Tiranë. Gjergj Meta i është kthyer sërish kësaj teme, por duke e vendosur në një kuadër më të gjerë diskutimi. “Debati mbi fenë ndërmjet nacionalizmit dhe universalizmit” titullohet opinioni i tij i sotshëm në “Panorama”. Në parim shkrimi është një lloj replike sqaruese ndaj një shkrimi të mëparshëm të Zamira Çavos, por ai ndalet edhe te shenjtërimi i katedrales ortodokse në Tiranë. Ja se çfarë mendon Meta për këtë: “Inaugurimi i Katedrales Ortodose në qendër të Tiranës duhet të na gëzonte të gjithëve...Por ama mbetjet dhe një lloj damke komuniste në shtrëngimin e religjionit në danat e nacionalizmit del në pah vazhdimisht. Të njëjtin gabim trashanik që bëri patriarku serb me intervistën e tij, bënë edhe ata që ia morën intervistën, ndërkohë që mund të kishin bërë ndryshe”, thotë Meta dhe vazhdon më tej: “Si ka mundësi që asnjë media nuk organizoi një intervistë me patriarkun Bartholomeu apo me patriarkun e Rumanisë? Një festë kaq të bukur nuk vonuan ta prishnin as Irinej dhe as ne vetë. E ky është një mëkat...”. Pra përgjegjësia sipas Metës bie mbi “NE” si shqiptarë, kryesisht medias, dhe klerikut ortodoks Irinej që kërkon nacionalizimin e fesë. Meta sqaron në parantezë edhe se paralelja që hiqet, qoftë edhe në shkrimin e Çavos, mes kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe kreut të Konferencës Ipeshkvnore, meqenëse të dy nuk janë shqiptarë, nuk qëndron për nga funksionet e ndryshme që ato kanë.
s.z
Comments
“Si ka mundësi që asnjë media

“Si ka mundësi që asnjë media nuk organizoi një intervistë me patriarkun BartholomeuI apo me patriarkun e Rumanisë? Një festë kaq të bukur nuk vonuan ta prishnin as Irinej dhe as ne vetë. E ky është një mëkat...”- pikerisht nje fjali me permbajtje te tille kisha ne komentin tim rreth kesaj ngjarjeje. Shpresoj qe komentuesit "anonime" dhe censoret "anticensore" (keta mekatare te perhershem) nuk do ta quajne edhe Dom Gjergjin si spiun dhe te paguar nga ambasada.

o fane ku e ke pas hallim mor

o fane

ku e ke pas hallim mor shpirt???

ndaj të njëjtin mendim me metën për intervistën që mund ti bëhej kryepatriarkut!!për mendimin tim dhe atë që thotë meta,universalizmit,bartolomeu ishte më i përshtatëshmi!!

problemi tim është janulla që ka zënë rrënjë dhe nuk shkulet,jo besimi i shqiptarëve ortodoks!!ky janullë do të përdoret si puna e gozhdës në shtëpinë e shitur!!

besoj se ja ke idenë??do të cofë këtu dhe gërkët e mutit,ata të qelburit,do të kujtohen;do ta përmëndin se kanë gjithnjë një gozhdë se ku mund të varin xhaketën!!kjo u vërtetua dhe nga prania e nazistit gaxhojanis,o gey xh,çfar muti e ka emrin!!

fane mos u mërzit,si ti ka boll,por si unë/ne;shqiptarë; ka më shumë!!sado që të bëhesh më gërk se gërku,në fund të fundit për gërkun shqiptar muti ke për të qënë!!

këtu i jap dhe unë të drejtë gërkut!!

Media kete pune ka. Dom

Media kete pune ka. Dom Gjergji ban gabim qe hyn ne politike se ban te njajtin gabim sikurse Irenej. Nuk gjykohet media qe i mori intervisten Irenejt. Ajo ja arriti qellimit te saj. Sot pas pesembedhjete ditesh vazhdohet te flitet per intervisten e asaj medie. Nese ajo do te kishte mare ne interviste Bartholomen apo patriarkun e Rumanise, keto intervista do te ishin shuar dhe harruar pa u transmetuar ende.

Ndersa tani, pas intervistes te Irenejt, qe cfare eshte e verteta nuk tha asgje qe nuk e kishte thane me heret, neve, pra shqiptareve, perfshi ketu edhe zotin Meta, shfaqem gjithe kundershtimet tona dhe Irenej e kuptoi se ne si shqiptare, nuk e falim kollaj. Aq me teper qe kryeministri ja perplasi ne sy, ketij prifti politikan shovinist.

Ja pra merita e kesaj medie. Bani nje lajm te bujshem, por dhe shovinistit i pergatiti kurth nga i cili ai mori pergjigjen qe nuk e priste. Kosoven as te mos e shpjere me kurre neper mend. Ajo ka qene dhe do te mbetet perhere shqiptare.

ky meta qe na hiqet si

ky meta qe na hiqet si globalist(njeri pa atdhe sic duken bathet), njeheresh e mban veten edhe per nxenes te fishtes! por fishta ishte edhe prift edhe nacionalist! zgjith e merr zoteri! jo per gje,por u bere varke shpetimi per sektorin e agjit-propit te janullatosit, te cilet me te nuhatur qe dikujt i mungon shqiptarizmi minimal i nevojshem per nje qytetar te vetedijshem,e mbeshtesin menjehere.

sipas tyre,niveli i ulet i kombetarizmit te nje qytetar shqiptar,e ben me te lehte greqizimin e tij(shih bollano &co). kjo taktike dha ca rezultate,e shoqeruar edhe me ''kapjen'' e shtetit anarkist te berishes,por tani qe e arriti pikun e saj eshte kthyer ne metode demode. sot nuk eshte 1821-i kur u genjyen shqiptaret me luften kundra osmaneve dhe u krijua ne kurrizin e shqiptareve shteti artificial grek.

Konstant si gjithmone kunder

Konstant si gjithmone kunder fese se krishtere qe i ben nder Shqiperise! Meqe ka shume anonime vur te pakten nje numur psh anonim-13 (mos e merr per numur ters) . Sa per rikrijimin e shtetit grek, ai u be ne nje kohe qe shqiptaret musilmane nuk kishin fare ndergjegje kombetare, Dhej te priteshin edhe 100 vjet te tjera deri sa turqit te shporeshin nga ballkani dhe interesat gjeostrategjike te Italise dhe Austrohungarise te krijonin nje shtet per shqiptaret. Ndersa Greqia ishte djepi i civilizimit te sotem perndimore, madje edhe figura te shquara europiane si Lord Bajroni erdhen per ta mbeshtetur ne revolucionin e saj, dhe keto te verteta elementare nuk varet ne se e pranojne apo jo nje kufte nacionalistesh te cilet e shohin historine me lente te pafokusuara.

Fqinjesia e shqiptareve me Greqine ka qene gjithmone faktor pozitiv ekonomik per ta si ne te shkuaren ashtu dhe ditet e sotme kur mijera prej tyre i jane bashkuar popullit grek mes te cilit jetojne e perparojne, duke shpetuar dikur nga terrori turko-shqiptar dhe musilmanizimi dhe sot nga rrenimi ekonomik qe solli sistemi monist. Ishte edukata qe u muar nga shkollat greke qe lindi shkendijat e nacionalimit shqiptar (Naimi dhe rilindas te tjere jane arsmiuar ne gjimnazin Zosimea dhe shkolla te tjera greke) -per kete te vertete historike mund te lexohet tek libri i Nataly Clayer, perkthyer dhe ne shqip. Pa influencen e revolucionit grek ne ballkan, nuk do ishte shporur Turqia, qofte dhe nga vendi i fundit i lidhur ngushte me te, Shqiperia, qe edhe ne luften e fundit ballkanike kunder turqise, shumica musilmane shqiptare e komanduar nga bejleret ishin ne anen e Turqise. Levizja me e fundit eshte per ribashkimin me turqine ishte ajo e Haxhi-qamilit ne 1913. Nje rifreskim i historise do ndihmoje per te kujtuar gjera elementare, por kjo mund te behet kur te hiqet dore nga krenaria e te qenurit i paditur.

Add new comment