Krijohet Shërbimi Kombëtar për Rininë. Misioni: “Të garantojë mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në të gjitha fushat e veprimtarisë sociale e publike”

Postuar në 11 Qershor, 2014 12:49

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e saj një vendim i cili sanksionon ngritjen e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, në varësi të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. “SHKR-ja ka për mision të garantojë mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në të gjitha fushat e veprimtarisë sociale e publike”, thuhet në vendim, i cili sqaron edhe organizimin e këtij shërbimi. SHKR-ja do të ketë një drejtor të Përgjithshëm dhe qendra rajonale. Duke e ngritur në politikë institucionale angazhimin e rinisë, duket se qeveria i hap rrugë thithjes së energjive të reja, por të cilat kanë sfidën e madhe të interferimit të interesave partiake. Me interes është të nënvizohet edhe përshkrimi i detyrave për qendrat rajonale: “Ushtrojnë veprimtarinë e tyre në rajonin përkatës dhe janë përgjegjëse për zhvillimin e veprimtarive rinore, kulturore, artistike, letrare e sportive, në zbatim të politikave dhe programeve të miratuara nga ministria përgjegjëse për politikat dhe çështjet rinore; organizimin e takimeve, konferencave, fushatave sensibilizuese e kurseve trajnuese për përfshirjen e rinisë në jetën sociale, punësim e vendimmarrje”.

http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhje...

s.z

 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Super lajm!&nbsp;</p><p>Na duhen budallenj te tjere si Leart Kola qe shkruajne artikuj pa kuptim, e jo te rinj qe arsimohen e behen profesionist te zot. Duhet te mbushim forumet rinore te partive me zara qe ngjisin postera e jo te kemi nje shoqeri me njerez te pergatitur qe budalliqet per rritje ekonomike te Spiropalit t&#39;ia perplasin ne fytyre.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.