Vajza e Vilson Blloshmit akuzon xhaxhanë: Bedriu ka përfituar nën emrin tim. SMS-ja e këtij: "Do marr ku të mundem"

Enerjeta Blloshmi, vajza e poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi dhe mbesë e drejtorit të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë Bedri Blloshmi, ka qenë personazh i një fushate ndihmash për ta kuruar para pak vitesh, nisur nga xhaxhai i saj. 27 vjeçarja ka folur për Panoramën e sotme, ku ka rrëfyer se është shëndoshë e mirë, sëmundja e saj ishte diçka kalimtare dhe fushata e xhaxhit të saj ka qenë krejtësisht për përfitime personale. “Para pesë vitesh u diagnostikova me tumor, por nuk kam qenë asnjëherë në rrezik jete. Jam kuruar me sukses brenda një viti dhe nuk kam patur asnjë shenjë sëmundjeje. Isha e siguruar, jam kuruar falas në spital shtetëror dhe kam patur mbështetjen e bashkëshortit tim. Përveç hallave, askush nga Shqipëria nuk është interesuar për shëndetin tim”, thotë Enerjeta, që nuk ngurron ta quajë “të pafytyrë” xhaxhanë e saj. Lidhur me dëmshpërblimet për pushkatimin e të atit dhe gjithçka ka ndodhur rreth emrit të tij këto vite, ajo thotë: “Nuk më interesojnë lekët që vijnë nga gjaku i babait, edhe pse e di mirë që edhe ato i ka marrë Bedriu. I qofshin falë, vetëm të heqë dorë nga kjo fushatë degjenerimi duke kërkuar lekë lart e poshtë”. Gazeta publikon edhe disa sms të ashpra këmbyer mes mbesës dhe xhaxhait.
Lexoni më tepër në: http://www.panorama.com.al/2014/06/02/vajza-e-vilson-blloshmit-zbardh-sms-te-si-po-mashtron-me-semundjen-time-xhaxhai-im-bedriu/
a.k
Comments
Vetem Gjelosh Prela e mbron
Vetem Gjelosh Prela e mbron Bedriun ,arsyeja e mbrojtjes eshte se Gjeloshi nga Tropoja punonte ne Garden e republikes ishte sigurims i vjeter i bllokut.Doni ta arrestoni Bedriu duke shkelur besimin qe i kishin dhene e njofton shukun Gjlosh i cili ja mbathi ne gjirin e ngroht te Amerikes,ky eshte Bedri Blloshmi.
Zoti GjeloshPrela a jeni ju
Zoti GjeloshPrela a jeni ju aktualisht sot ne Amerike?Ju keni te drejte qe e mbroni se ne prag te arrestimit Bedriu ju njoftoj dhe ju iket ne Amerike kete ka bere Bedriu per ju.Gjeloshi nga Tropoja ish sigurims ndihmohet nga Bedriu.
Zoti Gjelosh Prela a jeni ju
Zoti Gjelosh Prela a jeni ju aktualisht sot ne Amerike?Ju keni te drejte qe e mbroni se ne prag te arrestimit Bedriu ju njoftoj dhe ju iket ne Amerike kete ka bere Bedriu per ju.Gjeloshi nga Tropoja ish sigurims ndihmohet nga Bedriu.
Add new comment