Basha prezanton projektin e tramvajit Kombinat-Kinostudio. Kostoja, 155 milionë euro

Postuar në 10 Qershor, 2014 05:46

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha prezantoi sot projektin e transportit publik me tramvaj, premtimi më i spikatur i fushatës së tij tre vjet më parë. Linja e parë do të jetë Kombinat-Kinostudio, e cila sipas Bashës do të përshkohet në vetëm 24 minuta. Kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, por çmimi I biletës për qytetarin ende nuk është llogaritur. Ndërsa kostoja e përgjithshme e projektit llogaritet nga 120-155.5 mln euro, me koncension ose me partner publik që është bashkia e Tiranës. Linja e tramit prej 9 kilometra, e papenguar nga trafiku, sipas Bashës do të ulë koston e përgjithshme të transportit në kryeqytet dhe do të ofrojë një shërbim cilësor. “90 mijë pasagjerë në ditë do të mund të udhëtojnë përmes Tramit”, tha Basha, ndërsa shtoi se në periudhën afatmesme llogariten 186 mijë pasagjerë.

Tani, e vetmja pengesë duket se janë…paratë.

 

a.k

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

<p>Ja dhe trami u be. Jemi qe jemi bejme edhe metrone? Hoo &nbsp; oop ! Ja u be edhe metroja.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po tramin e qame ne dhe duket qarte kjo se u be qe vitin e dyte te mandatit te kryebashkiakut por te shohim rruget tani qe jane bere gropa gropa dhe ate lanen qe eshte qelbur dhe nuk kalohet neper ura se jane shenderruar ne nevojtore publike.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.