Basha: Statusi thjesht procedurë, prova reale për Rama-Metën është hapja e negociatave

I kthyer nga Gjermania, lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi se testi i qeverisë aktuale Rama-Meta lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit nuk është statusi kandidat, por hapja e negociatave për anëtarësim në BE. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha theksoi se qeveria aktuale gjeti gjithçka gati, pasi kriteret për marrjen e statusit i përmbushën demokratët.
“Kemi vazhduar pa ndërprerje lobimin për marrjen e statusit kandidat, në bindjen tonë se shqiptarët e meritojnë statusin, për çfarë ka bërë dhe arritur ndër vite dhe që nuk qëndron aspak më poshtë nga vendet që e kanë marrë statusin. Kemi bindjen se axhenda e brendshme demokratike është vendimtare për hapjen e negociatave. Apelojmë për përshpejtim në këtë drejtim. Qeverisë së majtë nuk i mbeti vetëm ta merrte statusin, tani është detyrë e dyshes Rama-Meta të përmbushë kriteret për hapjen e negociatave, ky është testi i saj”, u shpreh Basha.
a.k
Comments
ti per procedure shpetove nga
<p>ti per procedure shpetove nga burgu mor toç, e tani na thua qe s'qenka e rendesishme!</p>
Add new comment