Pas shkrimit për Kongresin e Përmetit, Puto replikë me Stefanin: Tall veteranët, mbron zogistët

Një shkrim i Andrea Stefanit në gazetën “Shqip” me 26 maj ku e cilësonte Kongresin e Përmetit të mbajtur 70 vite më parë si “Kongresin që hodhi themelet e diktaturës komuniste” ( lexo shkrimin),ka sjellë replikën e historianit Arben Puto. Sipas Putos, me interpretimin që i ka bërë Kongresit të Përmetit, Andrea Stefani “ka bërë zanatin”.
“Ka fshirë me dorë të lirë, ngjarje e personalitete që kanë zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shkrimin e tij mbi Kongresin e Përmetit, ka treguar se historia nuk është lëndë e tij, është tepër larg konceptit të historisë… Kongresin e Përmetit nuk e gjykon sipas rëndësisë që ka pasur në atë moment të dhënë historik. Aty u kurorëzua Lëvizja Nacionalçlirimtare, por Andrea Stefani nuk e njeh atë (luftën). Vihet re se Kongresin vetë, e lakon mbarë e prapë, luftën e përmend aty-këtu, shkarazi. E bën, vetëm për të nënqeshur (tallur) veteranët nostalgjikë” shkruan Puto.
Për më tepër: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/puto-replike-me-andrea-stefanin-srespekton-deshmoret-mbron-zogistet-194053.html
n.k
Comments
Z. Puto, Eshte 100 here me

Z. Puto,

Eshte 100 here me mire te jesh nje historian i paplote, por i ndershem dhe me kembe ne toke si Andrea Stefani, sesa nje historian i plote si ti, por i zhytur deri ne fyt me komunizem, qe nuk kupton ende se c'te keqija i solli ketij vendi e ketij populli komunizmi qe nga dita qe u ngjiz nga serbet e deri diten qe u shemb nga vetvetja, por jo vetem kaq. Ai po i sjell te keqija ketij vendi edhe sot, 25 vjet pas shembjes se tij, sepse akoma ka njerez si puna tende.

Ende flet ky Zombi

Ende flet ky Zombi komunist?!?

Andrea Stefani, ky analist i

Andrea Stefani, ky analist i blere prej kohesh nga politika shqiptare, duhet te mbylle gojen para historianeve si zoti Puto, qe i kane kushtuar gjithe jeten e tyre studimit te historise shqiptare. Ky njeri nuk mund te hedhe poshte sakrificat dhe perpjekjet e patrioteve shqiptare ne ato vite, mos ta harroje Stefani se pavaresisht se cfare beri Enver Hoxha me vone, ishte Partia Komuniste qe udhehoqi luften nacional-clirimtare dhe i duhen dhene merita per kete. Stefani le te merret me ato analizat e tij politike qe nuk ia lexon me askush dhe historine t'ia lere te tjereve.

Puto me Xhufin, Milon e shoke

Puto me Xhufin, Milon e shoke duhet me kerkue te falun per rrenat qe kane thure ne dam te historise se popullit Shqiptare.....ai ishte dashte me marre njisoj denimit per kete krim makaber qe ka ba......po kush me ja dhane saluku me shoke.....tashti kane marre edhe pushtetin edhe kane legjitimitetin e rrenes.....keto plehna komunista mire se kane ba cka kane ba sa kje veruku gjalle por vazhdojne e lehin prap....kerko te falun mor plak matuf per cka ke ba e rri urte se ke rrejte boll

Add new comment