PD-ja denoncon emërimin e kreut të Qarkut të Vlorës. “I përfshirë në rrëmbim personi në vitin 2000”

Kryeministri emëron, Partia Demokratike denoncon. Kështu ka ndodhur edhe me rastin më të ri, me kreun e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj. “Pyesni këdo në Vlorë, ose kontrolloni në “Google”, emrin e këtij personazhi. Do të zbuloni dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000. “Corriere Della Sera” dhe “La Repubblica”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme. Në mesin e bashkëpunëtorëve është Sadrit Danaj, sot, i dekoruar nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës”, ka deklaruar deputeti i PD-së, Arben Ristani. Prej këtij fakti që politikisht është i rëndë, Ristani ka vazhduar me deduksione politike, apo apel edhe ndaj z. Fule që “të mësojë se fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit”.
s.z
Comments
ti thua qe mos tna japin
<p>ti thua qe mos tna japin statusin, ne dem te popullit. se ju kokat henkshit race m.......</p>
Add new comment