Surroi flet për nevojën e riçlirimit të Kosovës. “E lamë këtë vend të zaptohet sërish”

Postuar në 04 Qershor, 2014 07:49

“Këmbët e gjarprit”, kështu e ka titulluar librin e ri publicisti dhe botuesi i “Kohës Ditore”, Veton Surroi. Vetë ky i fundit ka preferuar të përcjellë disa mesazhe jo pak të rëndësishme me rastin e promovimit.  “Edhe pse të  çliruar, një ditë pas çlirimit e lamë këtë vend të zaptohet”, ka thënë ai. Është fjala për zaptimin nga korrupsioni dhe krimi. Me siguri që libri vjen si një apel ndaj ndërgjegjes shoqërore vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe duhet përshëndetur, pasi libri dhe sistemimi i kritikës dhe mendimeve mbetet aktualisht i vetmi element intelektual i politikës shqiptare. Për t’u mbajtur shënim edhe titulli i libritm  që kujton ndër të tjera edh një pseudonim të luftës së Kosovës.

http://koha.net/?id=4&l=12746

s.z  

Comments

Submitted by Apolloni (not verified) on

Ky hipokrit ndihmuar zaptuesit dhe kur e pa që nuk po e bëjnë president filloi vajtimin. Hajni u thotë hajnave- kapini hajnat. Surroi duhet të tregoj çka ka bërë me 1 milion dollarë, 1.2 milion puund dhe 850 mije marka që I ka marre nga qeverite amerikane, britanike dhe europiane në emer të Kosovës. Surroi duhet të tregojj si e bleu shtepi në në Qerret dhe vreshtat në Kosovë, pastaj mund të na shesë demagogji kunder korrupsionit dhe zaptiimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.