Cirku mediatik i raportimit të përurimit të katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’

Postuar në 02 Qershor, 2014 05:51

Panorama i referohet agjencisë së lajmeve ‘Presheva jonë’. Panoramës i referohet siti opozita.com. Kësaj të fundit i referohet gazeta ‘55’. Ndoshta stafeta e raportimit ka ndjekur një rend tjetër, por lajmi që japin është i njëjtë: “Edi Rama fton mitropolitin serb Amfilohije në Tiranë për një takim kokë më kokë, ku do të marrë pjesë dhe kryepeshkopi Anastas; dhe shqiptarët janë duke u përgatitur për protesta të mëdha”. Siti opozita.com nënvizonte faktin që Edi Rama është kryeministri ynë ortodoks. Ndërsa gazeta ‘55’ fliste për një zbarkim të Lindjes në Shqipëri, duke lënë të kuptohet një riorientim të Shqipërisë nga Lindja, që me fjalë të tjera do të thotë një braktisje e Perëndimit. Ja një pasazh nga shkrimi i kësaj gazete, i marrë nga një koment i bërë në blogun ‘Peizazhe të Fjalës’: “E diela e parë e muajit që pritet të hyjë do sjellë simbolikisht Lindjen më afër se kurrë në Tiranë. Janë rregulluar punët që më 1 qershor 2014 të përurohet kisha e madhe ortodokse në qendër të Tiranës. Kjo kishë ka kohë që është ndërtuar, por po zgjidhet ky moment për të sjellë disa simbolika e për të bërë bashkë disa mbrapshti që nuk kanë asgjë të përbashkët me karakterin perëndimor të kombit shqiptar.”

Vëzhgimin interesant të blogut në fjalë mund ta ndiqni në linkun http://peizazhe.com/2014/05/31/mistere-mediatike/). Por këtu po japim mbylljen e tij: “Në realitet, ajo që [ndodhi, ishte] një ceremoni fetare për shenjtërimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit” të ndërtuar para dy vjetëve. Aty [erdhën], në të njëjtën ditë, gjithë primatët e Kishës Ortodokse në botë, që nga Patriarku i Kostandinopojës Vartholomeu, Theofili i Jeruzalemit, Irineu i Serbisë (dhe jo Amfilohije), Danieli i Rumanisë etj. Lajmin për këtë event, mund ta shihni në sajtin e KOASH-it.  Është veç fatkeqësi, e madje fyerje e rëndë – në mos në kufijtë e kriminales – që një ngjarje si kjo, të përshkruhet në atë mënyrë si më sipër nga një pjesë e mediave të Tiranës.”

 

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Boni (not verified) on

<p>Mire ata qe e kane ne gjen te merren me keto gjera te sajuar dhe qe kane qellim vetem e vetem te percajne popullin. Po ju te Resp. pse beheni artopolant te tyre? Me te vertet me vjen keq!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.