Felaj: Në Gjadër është kryer trafik droge me avionë në tetor-nëntor 2012-të. Berisha: Rama nuk jeton dot pa Griselda!

Postuar në 31 Maj, 2014 05:51

Forcat e Armatosura janë përfshirë në trafik droge. Këtë thotë raporti i Komisionit parlamentar Hetimor për implikimin e FA-së në trafikimin e lëndëve narkotike. Por, në raport thuhet se kjo ka ndodhur gjatë qeverisë “Berisha”.

Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj duke lexuar raportin tha se ka dëshmitarë që tregojnë se ka pasur trafik droge me avionë të vegjël sportivë në vitin 2012.

“Këto ulje të avionëve në pistën e avionit të Gjadrit janë kryer ditëve të shtuna e të diela ora 8- 11 30 dhe të martë e të mërkurën ora 13:00- 15:30 në periudhën tetor- nëntor 2012. Por nuk janë evidentuar në librin e shërbimve të komandanit të Gjadrit”, tha Felaj.

Gjatë paraqitjes së raportit në komision, Berisha ka reaguar në Facebook duke shkruar: Rama nuk jeton dot pa Griselda! Sot para publikut si salvaxhente kishte veshur fustanin e Eriselda Felaj, kurbani i radhës!
S.S

 

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Ja edhe kjo ceshtje u mbyll. E dime me fakte se kush ka bere trafikun por nuk do te denohet kush. Shto edhe nje dosje tjeter mbi pirgun e dosjeve te krimeve Berishiane te pandeshkuara.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Nga mushkonjat dhe operacioni i suksesshem i Tahirit per te kapur tentativen e pare per trafik ajror droge ne Shqiperi, qe sipas Mero Bazes e kishte fajin Saliu (kush tjeter mund ta kete) se kishte frymezyar Riformaton, tani kaluam ne nje trafik ajror droge te konsoliduar me kohe.&nbsp;</p><p>Ore me duket mua apo Rilindja cdo dite nxjerr nga nje version te ri?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.