Prokuroria nis hetimet për 11 firmëtarët e marrëveshjes së detit me Greqinë

Postuar në 31 Maj, 2014 04:27

Prokuroria e Përgjithshme pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili kërkoi hetimin e firmëtarëve të marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, duket se ka ndërmarrë hapa konkretë.

“Shqiptarja.com”, raporton se informacioni i detajuar ka mbërritur në prokurori një javë më parë. Shkresa informative bën fjalë për veprimet e të 11 negociatorëve të paktit detar që asistuan në bisedimet me palën greke.
Ministria nuk ka bërë kallëzim penal, por një material informativ, ku vë në dukje veprimet e kundraligjshme të 11 negociatorëve si Ferit Hoxha, Kristaq Gërveni, Enkelena Mërkuri, Suela Brahimi, Anduel Cauli, Krenar Çauli, Krenar Muço, Ferdinand Berberi, Gazmend Turdiu, Ilir Tepelena, Miranda Zeka dhe Ledia Hysi.
Sipas informacionit të përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme të gjithë këta persona kanë pasur autorizimin nga ministrat e Jashtëm, Mbrojtjes dhe Brendshëm, për të asistuar në bisedime me palën greke, bisedime këto që sollën marrëveshjen që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/pakti-detar-me-gre...

S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Te hetohen pasurite. Justifikimi i pasurive te luajtshme e te paluajtshme. Promovime ose facilitete per ata dhe familjaret e tyre nga kanale te lidhura me shtetin grek ose nga pale te treta te lidhura me shtetin grek. P.sh. te drejta shkollimi jashte shtetit ne shkolla greke ne greqi ose ne bote ose studime per ta ose familjet e tyre te financuara nga organizata filogreke.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>autoret e vertete te marreveshjes jane berisha me bashen.&nbsp; futni keta brenda po qete burra.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.