Policët e larguar nga puna hidhen në protesta, mbështesin të larguarit nga administrata

Postuar në 30 Maj, 2014 04:56

Një tjetër protestë i është shtuar sot atyre që janë zhvilluar ditët e fundit. Kanë qenë policët e larguar nga puna ata që kanë zhvilluar një protestë pranë kryeministrisë për të mbështetur të larguarit nga administrata të cilët kanë hyrë në ditën e 10-të të grevës  së urisë përballë piramidës.

Protestuesit shprehen se janë hequr nga puna policë të trajnuar. “Ka rritje të vjedhjeve me armë dhe dhunë. Tonelata droge trafikohen nga Shqipëria. Të rikthehen në detyrë, policët e liruar nga detyra. Të rikthehen në detyrë, policët e liruar nga detyra”- shprehen protestuesit.

Ndërkohë kujtojmë që 16 grevistët e larguar nga administrata të ngujuar në çadra përpara kryeministrisë kërkojnë rikthim në vendet e punës. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet. S.S

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.